Zhvasnin biznesmenët përmes ‘Signal’/ Zbardhet dëshmia e të arrestuarit

(Skenderbeu.info)-Zhvasnin biznesmenët përmes ‘Signal’/ Zbardhet dëshmia e të arrestuarit

Zbardhet dëshmia e një prej të arrestuarve, që akuzohet se bashkë me dy persona të tjerë, zhvasnin biznesmenë të ndryshëm.
Burimet për mediat kanë zbardhur dosjen hetimore, ku jepet edhe dëshmia e Sherif Kadroviçit, i cili ra në pranga bashkë me Jasmin Pepaj dhe Rezart Pepajn.
Nga hetimi rezultoi se këta tre persona, të cilët ndodhen aktualisht nën masën e arrestit me burg, kishin mundur të ndërhynin në rrjetin e komunikimit ‘Signal’ dhe të bënin të mundur që t’i shkruanin edhe biznesmenit të njohur, Pëllumb Salillari, pronar i kompanisë ndërtuese “Salillari SHPK”, mesazhe që atij i shfaqeshin me dërgues kontaktin me emrin “Edi”.
“Sherif Kadroviçit deklaroi se punonte si berber në fshatin Shtoj i Vjetër. Ai pohoi se në datën 6 janar të këtij viti, rreth orës 10:00 e kanë marrë me numër privat një person që iu prezantua si ‘Lala’ dhe i ka thënë që të shkonte te Liqeni i Thatë në Tiranë për të marrë një porosi dhe i dërgoi një numër me sms. Pasi Kadroviç ka marr numrin në telefon dhe pasi i tha; ‘Porosia e shefit’ ai i tha ‘ok, hajde ke banesa e merri”. Më pas Sherifi thotë se ka shkuar te shtëpia e Jasmin Pepajt që e njeh prej vitesh pasi janë nga i njëjti vend dhe i tha nëse kishte mundësi që të vinte me të në Tiranë, pasi kishte për të marrë një porosi. Pasi mori Jasminin m makinën e vet, Sherifi ka shkuar te një vend që jep makina me qira në fshatin ku banon dhe me makinën me qira, janë nisur për në Shkodër. Gjatë rrugës, Sherifi merr në telefon edhe Rezart Pepajn, të cilin e ka shok prej vitesh pasi janë edhe me të nga i njëjti vend dhe i kërkoi dhe atij që të vinte në Tiranë. Rearti pranoi dhe u takuan në qytetin e Shkodrës. Pasi u bënë të tre bashkë, janë nisur në Tiranë me mjetin me qira tip “Golf’, ku Sherifi ishte shofer. Kur kanë ardhur në Tiranë, Sherifi i ka thënë Jasminit; ta jap një kafe po të shkosh ta marrësh porosinë brenda”. Jasmini pranoi dhe Sherifi i tha ta merrte në telefon atë numrin që t’i tregonte se ku do të merrte porosinë ndërsa vetë me Rezartin qëndruan në mjet, në hyrje të rrugicës ku ndodhej objekti. Aty ka ardhur policia dhe i ka arrestuar. Ndërkohë, me presonin që i është prezantuar me emrin ‘Lala’, thotë se ka folur në numrin e tij që përdorte prej vitesh, ku i kishte kërkuar që të merrte një porosi te vendi i quajtur ‘Ish Pesë Heronjtë’. Ai ka shkuar te ky vend me makinë. Aty i është afruar një person rreth 40 vjeç, me kapele, me trup të mbushur dhe i ka dhënë telefonin. Me pas ka shkuar të marr Jasminin. Sherifi në fjalë thotë se nuk e njihte këtë person dhe se nuk e kishte parë asnjëherë. Ai tha se “Lala” ka marrë edhe tre herë të tjera të tilla porosi tek i njëjti vend, dhe kjo ishte hera e katërt. Porositë kur i merrte ja merrnin persona që i dilnin përpara, në dalje të Shkodrës, Lezhë dhe një herë te ‘Ish-Pesë Heronjtë”. “kanë qenë persona të ndryshëm ata që e prisnin dhe jo i njëjti. Të katërta porositë i ka marrë po te ky vend dhe ka komunikuar me po të njëjtin numër dorëzuesi, ndërsa tha se kjo ishte hera e parë që ka qenë i shoqëruar.”, thuhet në dosje.

 

Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Wed
6 °
Thu
7 °
Fri
9 °
Sat
10 °
Sun
11 °

Lajmet e fundit

droge

Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona Njësitë e Marinës Kolumbiane sekuestruan më shumë se...
droge ne kakao

Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos

0
(Skenderbeu.info)-Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos Guardia Civil dhe Agjencia e...
droge ne banane

Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane Droga ishte fshehur në rimorkio të...
Një ton hashash

Një ton hashash u kap brenda Marokut

0
(Skenderbeu.info)-Një ton hashash u kap brenda Marokut Anëtarët e Drejtorisë së Përgjithshme Marokene të Sigurisë...
Droga

Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën Një kontroll rrugor i kryer...
shkaterrimi i laboratorit

Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi

0
(Skenderbeu.info)-Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi Autoritetet boliviane shkatërruan dy laboratorë të prodhimit të drogës...

Lajme të tjera
NGJASHME

Berisha mbledh sot Kryesinë për protestën e opozitës

(Skenderbeu.info)-Berisha mbledh sot Kryesinë për protestën e opozitës“Tirana do...

Plas sherri mes policëve në Tiranë,i drejtojnë armët e shërbimit njëri-tjetrit

(Skenderbeu.info)-Plas sherri mes policëve në Tiranë,i drejtojnë armët e...

Vlorë/ Gjendet i vdekur në një kanal 51-vjeçari nga Kukësi

(Skenderbeu.info)-Vlorë/ Gjendet i vdekur në një kanal 51-vjeçari nga...

Studimi, ERE: Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament

(Skenderbeu.info)-Studimi, ERE: Familjet në shtëpi private konsum tre herë...

Media amerikane i mëshon me forcë: Rama punon për kartelin Sinaloa

(Skenderbeu.info)-Media amerikane i mëshon me forcë: Rama punon për...

Doza kanabisi gati për treg, dy të arrestuar në Bulqizë

(Skenderbeu.info)-Doza kanabisi gati për treg, dy të arrestuar në...

Dhuna në shkolla, mbi 650 mësues i nënshtrohen vlerësimit psiko-social në Tiranë

(Skenderbeu.info)-Dhuna në shkolla, mbi 650 mësues i nënshtrohen vlerësimit...

Rama me dalje publike pas disa ditësh mungese: Më kapi flama gripale

(Skenderbeu.info)-Rama me dalje publike pas disa ditësh mungese: Më...
Raporto