(Skenderbeu.info)-Zgjedhjet e 14 majit/ Firmoset marrëveshja PD-PBDNJ
Partia Demokratike dhe PBDNJ kanë firmosur marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet vendore që do të mbahen në 14 maj.
“Shpreh kënaqësinë time për këtë marrëveshje me një aleat të përhershëm të PD-së, me të cilën ne vendosëm të bëjmë një kërkesë për të mposhtur komunizmin.
Është përparësi absolute e çdo qytetari të lirë, e çdo opozitari dhe në këtë kontekst ne së bashku me PBDNJ, bashkojmë forcat për zgjedhjet e 14 majit. Do t’u japim një goditje fatale mashtrimeve”, është shprehur Berisha.