(Skenderbeu.info)-Zgjedhjet e 14 Majit/ KAS rrëzon ankimimin e Lëvizjes Bashkë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e Lëvizjes Bashkë për regjistrimin në zgjedhjet e 14 Majit.

“Partia Lëvizja bashkë ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës më datë 9 janar firmat e mbi 3500 qytetarëve, më 9 shkurt gjykata kishte detyrim që të merrte vendimin për njohjen e Lëvizjes Bashkë. Një vendim të tillë gjykata e ka marrë më 2 mars, duke shkelur afatet e përcaktuara nga ligji i partive.

Gjithsesi më 6 mars kemi dorëzuar në KQZ dokumentacionin që sipas interpretimit tonë i përmbush kriteret për ta regjistruar partinë në këto zgjedhje. Pretendimi i KQZ është se vërtetimi që ne kemi marrë nga gjykata nuk është i formës së prerë, ndonëse në asnjë prej neneve të kodit zgjedhor apo të ligjit të partive nuk kërkohet që vendimi të jetë i formës së prerë. Nëse i referohemi nenit 9 të ligjit të partive, thuhet se partia politike njihet si person juridik që nga data kur gjykata ta ketë miratuar dhe regjistruar atë.

Nëse ligjvënësi do i kishte konsideruar dy shkallë të dallueshme miratimin dhe regjistrimin e një partie, atëherë do shprehej se partia do konsiderohej person juridik në datën e dytë të mëvonshme, atë të regjistrimit të saj. Meqë flitet për një datë atëherë miratimi dhe regjistrimi konsiderohen të barasvlershëm dhe në të njëjtën datë, kësisoj partia regjistrohet person juridik dhe regjistruar që nga data e miratimit, 2 mars.

Neni 15, thotë vendimi i gjykatës për regjistrim ose mosregjistrimin mund të ankimohet në apel brenda 15 ditëve nga shpallja e vendimit të gjykatës. Ky nen tregon se gjykata e konsideron të regjistruar partinë, ajo mund ta çregjistrojë partinë pas një ankimimi, por deri në bërjen e ankimit dhe në bërjen enjë vendimi të ri partia konsiderohet i regjistruar. Interpretimi që KQZ i bën 64 pika 2 është i padrejtë.

Duhej të ishte regjistruar nga Gjykata e Tiranës që në datën 9 shkurt. Vendimi i KQZ Na heq të drejtën kushtetuese për të marrë pjesë në zgjedhje dhe na ndëshkon për një faj që se kemi bërë ne”, tha Arlind Qori.

Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Sat
16 °
Sun
17 °
Mon
14 °
Tue
11 °
Wed
6 °

Lajmet e fundit

fier

Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital

0
(Skenderbeu.info)-Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital Një aksident është raportuar në Fier....
Olta,Luizi

Olta: Luizi i përdor vajzat, të varfrat i besojnë

0
(Skenderbeu.info)-Olta: Luizi i përdor vajzat, të varfrat i besojnë Olta mendon se Luizi i përdor...
Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit. Edhe këtë verë, duket se trendet do t’i vendosë sërish pamja e saj në këto foto të publikuara në Instagram.

Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit

0
(Skenderbeu.info)-Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit Ndikimi që Dua Lipa ka...
Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra.është regjistruar pasditen e sotme në Greqi.Tërmeti ka goditur zonën detare pranë Kythnos.

Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra

0
(Skenderbeu.info)-Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra Një tërmet me magnitudë 4.8...
U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi.Hekuran Llapushi i cili u hodh një ditë më parë nga kati i katërt i spitalit të këtij qyteti.

U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi

0
(Skenderbeu.info)-U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi Ka ndërruar jetë në spitalin...
Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi. është arrestuar nga autoritetet britanike në Angli

Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi

0
(Skenderbeu.info)-Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi Një i ri nga...

Lajme të tjera
NGJASHME

Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital

(Skenderbeu.info)-Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital Një...

U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi

(Skenderbeu.info)-U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga...

Shqipëria shpallet vendi i gjelbërt europian për muajin mars

(Skenderbeu.info)-Shqipëria shpallet vendi i gjelbërt europian për muajin mars Gjigandit...

Çifti i lejlekëve kthehet në Gjirokastër

(Skenderbeu.info)-Çifti i lejlekëve kthehet në Gjirokastër Pas një fluturimi për...

Sekuestrohen rreth 20 mijë dollarë në kufi, ndalohet malazezi

(Skenderbeu.info)-Sekuestrohen rreth 20 mijë dollarë në kufi, ndalohet malazezi Policia...

Sulmi ndaj “Top Channel”/ Dumani: Jemi aty, nëse do të dalë diçka do të veprojmë

(Skenderbeu.info)-Sulmi ndaj "Top Channel"/ Dumani: Jemi aty, nëse do...

Plumba në Kavajë, dy të vrarë

(Skenderbeu.info)-Plumba në Kavajë, dy të vrarë Një ngjarje e rëndë...

Gjendet pa shenja jete në përrua 36-vjeçari në Mat

(Skenderbeu.info)-Gjendet pa shenja jete në përrua 36-vjeçari në Mat Policia...
Raporto