(Skenderbeu.info)-Zgjedhjet e 14 majit dhe aksioni opozitar/ Meta i shkon në zyrë Sali Berishës
Një ditë pas vendimit të marrë nga KQZ–ja në lidhje me regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit dhe pas prezantimit të kandidatëve për Këshillat Bashkiakë për Tiranën, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zbarkuar në selinë blu për të takuar kreun e PD-së, Sali Berisha.
Mësohet së në fokus të takimit do të jenë diskutimet për zgjedhjet e 14 majit dhe aksioni i radhës opozitar.
Kujtojmë se një ditë më parë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka prezantuar kandidatët për Këshillat Bashkiakë të Tiranës, listë e cila drejtohet nga Silva Caka, dhe nga figura të tjera të Partisë së Lirisë, si Endrit Braimllari, Florida Kërpaçi, Tedi Blushi, Ana Zizaj e të tjerë.
Ndërsa kreu i PD-së, Berisha, është në negociata me disa forca politike nga krahu i djathtë për të formuar një koalicion për zgjedhjet e 14 majit.