(Skenderbeu.info) Zelensky mbush 45 vjeç, bashkëshortja e tij Olena e uron: ‘Dua të buzëqesh gjithmonë’.
Presidenti i Ukrainës, Voldymyr Zelensky sot mbush 45 vjeç.
Bashkëshortja e tij Olena e uron me një postim në Telegram duke publikuar një foto me bashkëshortin e saj të buzëqeshur.
“Shpesh më pyesin si keni ndryshuar këtë vit. Dhe unë gjithmonë përgjigjem: “Nuk ka ndryshuar. Ai është i njëjti. I njëjti djalë që takova kur ishim shtatëmbëdhjetë”, shkruan Zelenska.
Por në realitet diçka ka ndryshuar. Tani buzëqesh shumë më pak. Te uroj më shumë arsye për të buzëqeshur. Dhe ti e di se çfarë duhet. Ne të gjithë e dimë këtë.”
Nuk të mungon kokëfortësia, e rëndësishme është që të kesh mjaftueshëm shëndet”, shtoi ajo.
“Pra, ji i shëndetshëm, të lutem! Unë dua të buzëqesh gjithmonë me ty.
Më jep këtë mundësi!”, përfundoi bashkëshortja e Presidentit.