(Skenderbeu.info) Francë/ Pas vrasjes së një personi të armatosur arrestohen dy policët.
Janë arrestuar dy policët që vranë një individ që dukej se i “kërcënonte” mbrëmë.
Burri, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar, vdiq pasi u qëllua me katër plumba nga oficerët e policisë, dhe thut se arma e tij ishte false.
Një nga agjentët qëlloi një herë, i dyti tre herë, tha një burim i afërt me dosjen për France Prese.
Ngjarjet ndodhën pak para orës 20:00 pranë Place de la République, një zonë shumë e ngarkuar në qendër të Parisit.
Sipas elementeve të para të hetimit ende për t’u verifikuar, individi fillimisht kishte kërcënuar një qen me armën ‘false’.
Më pas i është afruar patrulla e agjentëve, të cilët i kanë drejtuar armën agjentëve, saktësojnë burime policore.
Për faktet janë hapur dy hetime të veçanta, njëri nga policia gjyqësore për të zbardhur motivet e autorit të dyshuar dhe tjetri nga Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare për reagimin e agjentëve.