(Skenderbeu.info) Austri/ Tiroli vazhdon vrasjen e ujqërve.
Pavarësisht opinioneve negative të Brukselit, Tiroli vazhdon drejt vrasjes së ujqërve.
Në vitin 2022, në shtetin austriak u numëruan 19 ujq të cilët akuzohen se kanë vrare gjithsej 420 dele dhe viça.
Junta e re tirolane, në shkurt, e udhëhequr nga Guvernatori Anton Mattle dhe e përbërë nga Oevp popullor dhe socialdemokratët Spoe, synon të reformojë ligjin për gjuetinë.
Gazeta shkruan se në të ardhmen vrasja e ekzemplarëve problematikë mund të urdhërohet me urdhëresë.
Sipas ekspertit të së drejtës europiane Walter Obwexer, është problematike të mos parashikohet mundësia e apelimeve dhe pezullimeve.
“Shoqatat e të drejtave të kafshëve kanë të drejtë të kërkojnë verifikimin e respektimit të rregullave dhe ligjeve në fuqi”, tha Obwexer për gazetën.
Zëvendës guvernatori Josef Geisler pranon se “linja është e mirë, por e ardhmja e kullotave alpine është në rrezik”.
Mattle përsërit se ai dëshiron të “shfrytëzojë plotësisht të gjithë hapësirën për manovrim të ligjit europian”.