(Skenderbeu.info)-Vrasja në Gramsh/ Prokuroria kërkon burg për 4 të miturit
Prokuroria e Elbasanit kërkoi ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të miturit e arrestuar për ngjarjen në Gramsh, ku pas një sherri humbi jetën një person.
Burg është kërkuar për të miturit me iniciale Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.
Ata akuzohet për vrasje në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
Kujtojmë se sherri ndodhi dy ditë më parë në lagjen “Sporti 2”, pranë ambienteve të shkollës.
Pas një konflikti të çastit, të arrestuarit kanë qëlluar me thika bashkëmoshatarët me iniciale M. L. Dhe F.B. Ky i fundit ndërroi jetë nga plagët e marra.