Vrasja e Kastratit që ‘tundi’ Fierin/ 21 vite burg për Albert Zajën

(Skenderbeu.info)-Vrasja e Kastratit që ‘tundi’ Fierin/ 21 vite burg për Albert Zajën

Albert Zaja është dënuar me 21 vite burg për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati, ngjarje e ndodhur në janar të 2 viteve më parë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Fierit, e cila konstatoi se Albert Zaja, është njëri nga protagonistët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit, i cili gjatë procesit gjyqësor kishte kërkuar gjykim të shkurtuar. Gazetari Elton Qyno shkruan për “Ora News” mëson se për Zajën, prokurori i çështjes Dorian Tafili kishte kërkuar 25 vite heqje lirie, por për të Gjykata vendosi 21. Ndërsa prej gjykimit të shkurtuar, Zaja ka përfituar uljen e dënimit me vetëm 4 vite.
Gjatë gjithë hetimit Zaja nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka mohuar gjithë kohës se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit. Ndërkohë për 3 bashkëpuntorët e tij të shpallur në kërkim nga prokuroria e Fierit si pjesëmarës në këtë krim, Elson Xheçuka, Elmir Tufa dhe Silvia alias Roland Cara, Gjykata ka vendosur të kthejë dosjen e akuzës për plotësim të veprimeve hetimore.
“Për tre personat e mësipërm gjykata ka caktuar për prokurorinë rreth 80 detyra proceduriale hetimore, me qëllim saktësimin e rolit të secilit prej tyre,”-shkruhet në artikull.
Deri më tani mendohet se Elson Xheçuka është personi që ka qëlluar me armë Shkëlzen Kastratin. Njëri nga pjesëmarësit në këtë vrasje, Elmir Tufa, vijon të jetë në kërkim edhe për një ngjarje tjetër kriminale, atë të grabitjes së 25 shtatorit 2018, në Vlorë, ngjarje për të cilën Tufa është dënuar me 16 vite burgim për akuzën e “Grabitjes me armë”.
Si ndodhi krimi?
Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës. Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën.
Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
40 %
Sun
26 °
Mon
26 °
Tue
26 °
Wed
25 °
Thu
19 °

Lajmet e fundit

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

0
(Skenderbeu.info)-Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’ Më interesantja është...

Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune

0
(Skenderbeu.info)-Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune Eleganca garantohet nga nuancat...

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

0
(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është goditur nga një tërmet, por...

Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

0
(Skenderbeu.info)-Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

0
(Skenderbeu.info)-Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh Veza është një nga ushqimet më...

Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona

0
(Skenderbeu.info)-Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona Një sulm terrorist...

Lajme të tjera
NGJASHME

Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare dhe malore

(Skenderbeu.info)-Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30...

Lezhë, asgjësohen nëpërmjet djegies rreth 400 bimë narkotike

(Skenderbeu.info)-Lezhë, asgjësohen nëpërmjet djegies rreth 400 bimë narkotike DVP Lezhë/Vijon...

Berisha: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Ramën

(Skenderbeu.info)-Berisha: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Kryetari...

Rrogozhinë/ Makina përplas dy të mitur e largohet nga vendngjarja

(Skenderbeu.info)-Rrogozhinë/ Makina përplas dy të mitur e largohet nga...

Hakeri nigerian mashtroi biznesmenin shqiptar me vetëm një e-mail

(Skenderbeu.info)-Hakeri nigerian mashtroi biznesmenin shqiptar me vetëm një e-mail Sebastian...

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

(Skenderbeu.info)-Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona...

Rritet inflacioni në Shqipëri, ushqimet shtrenjtohen me 10 për qind

(Skenderbeu.info)-Rritet inflacioni në Shqipëri, ushqimet shtrenjtohen me 10 për...
Raporto