(Skenderbeu.info)-“Votim familjar, intimidim i votuesve”/ Celibashi rendit problematikat gjatë votimeve
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë në një deklaratë për mediat, dy orë para orarit zyrtar të mbylljes së procesit të votimit. Sipas Celibashit, deri tani në KQZ kanë mbërritur 29 denoncime që kanë të bëjnë me problematika të ndyrshme.
“Në total deri tani në KQZ kanë ardhur 29 denoncime. Janë 4 denoncime në dy subjekte zgjedhore 3 nga PS dhe një nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. PS ka dy denoncime për kandidatin për kryetar të bashkisë në Elbasan dhe një për kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Elbasan. Janë 24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm. Bashki me probleme paraqitn Tirana, Elbasan, Dropull, Lezhë, Konispol, Peshkopi. Në referim të përmbajtjes këtyre denoncimeve lidhen me parregullsi gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e komisonerëve. Në Dropull denoncimi lidhet me prishjen e paisjes. Ka denoncime në lidhje me intimidimin e votuesve në Peshkopi dhe Tiranë. Postime me përmbajtje elektorale në rrjetet sociale dhe votimi familjar”, tha Celibashi.