(Skenderbeu.info)-“Vjedhja në Ditën e Verës”/ Boçi denoncon skandalin
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka denoncuar skandalin në lidhje me zbukurimet që janë bërë në qytetin e Elbasanit me rastin e Ditë së Verës.
Boçi ka publikuar një denoncim, ku thuhet se lulet artificiale që janë vendosur një ditë më parë në muret e kalasë janë artificiale dhe janë të ruajtura që prej vitit 2019.
Sipas nënkryetarit të PD-së, për këto lule, punonjësit e ASHP-së janë thirrur nga SPAK-u në muajin shtator 2022 për tenderin e vitit 2019.
Boçi e ka përmbyllur denoncimin me një mesazh, duke shkruar se shumë shpejt do japin llogari për çdo qindarkë që po u vjedhin qytetarëve të Elbasanit.
“Vjedhja me Lulet pa erë në Ditën e Verës…
Elbasanit i ka hije sepse tradita e tillë është që në Ditën e Verës të dominojnë lulet dhe ngjyrat. Jo më kot është edhe Dita e Luleve. Por në rrugë dhe muret e Kalasë u shfaqën vetëm lule artificiale.
Për këdo që është çuditur se ku janë lulet natyrale, shpjegimin e merrni nga një punonjëse e Bashkisë Elbasan që informon se çfarë fshihet pas luleve artficiale.
Z.Luçiano lulet artificiale që janë vendosur nëpër muret e kalasë janë marrë që në vitin 2019, sapo erdhi Gledi në Bashki. Për ato lule, punonjësit e ASHP-s janë thirrur nga SPAK në muajin Shtator 2022. Pra janë thirrur për tenderin e vitit 2019. Një pjesë e madhe e luleve artificiale erdhën nga Tirana, nën mbikqyrjen e bashkëshortes së Gledit. I deturuan punonjësit të firmosin procesverbalin e marrjes në dorëzim, pasi sasia dhe cilësia…….janë skandaloze.
Vjedhin në ikje, vjedhin por po lënë gjurmë! Shumë shpejt do japin llogari për çdo qindarkë që po i vjedhin qytetarëve të Elbasanit!”, shkruan Boçi.