(Skenderbeu.info) Japoni/ Vetëvrasjet në rritje për herë të parë në 13 vjet.
Vetëvrasjet në Japoni po rriten për herë të parë në 13 vjet, me një rritje të rasteve që përfshijnë burra që luftojnë me vështirësi ekonomike dhe probleme shëndetësore.
Bazuar në të dhënat paraprake nga Ministria japoneze e Shëndetësisë, 21,854 vetëvrasje kanë ndodhur në vitin 2022, rreth 600 më shumë se një vit më parë,
Me 14,543 vdekje që përfshijnë meshkuj, veçanërisht grupmoshën midis 40 dhe 60 vjeç, mes atyre që e kanë gjetur veten pa punë, por edhe pensionistë të prekur nga vështirësitë ekonomike për shkak të rritjes së fundit të kostos së jetesës.
Nga ana tjetër, rastet me femrat kanë rënë në mënyrë margjinale, në 7041, megjithëse më të larta me 1000 njësi në nivelet para pandemisë.
Numri i vetëvrasjeve në Japoni ka rënë për dhjetë vite radhazi deri në vitin 2019, kur u regjistruan 20169 raste, por që nga fillimi i urgjencës shëndetësore trendi ka shënuar rritje të ndjeshme.
Konkretisht, tek të papunët thuajse u dyfishua numri i personave që u vetëvranë në 1038, ndërsa tek ata që përfitonin pension apo ndihmë sociale u rrit në 5347.
Ndër arsyet më të shpeshta që çojnë në bërjen e gjestit ekstrem janë ndërlikimet e shëndetit dhe mosmarrëveshjet në familje.
Shifrat përfundimtare të ministrisë, të mbështetura nga statistikat e Agjencisë Kombëtare të Policisë, do të publikohen në mars.