Veriu i Kosovës voton sot, Policia: Kemi marrë masa për siguri dhe mbarëvajtje të zgjedhjeve

(Skenderbeu.info)-Veriu i Kosovës voton sot, Policia: Kemi marrë masa për siguri dhe mbarëvajtje të zgjedhjeve

Policia e Kosovës përsëriti sot se ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, për të ofruar siguri dhe mbarëvajtje të procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës. Në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç – që të gjitha komuna të banuara me shumicë serbe – po mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila mbështetet nga Beogradi, nuk merr pjesë në zgjedhje dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që ta bojkotojnë procesin.
“Serbët duhet t’i shikojnë me përbuzje të gjithë ata që planifikojnë të dalin dhe të marrin pjesë në këtë proces të paligjshëm zgjedhor, që është kundër interesave të popullit serb”, tha Lista Serbe. Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Beogradi është ai që po i frikëson serbët nga veriu që të mos marrin pjesë në zgjedhje.
Policia e Kosovës i inkurajoi qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë, me procesin zgjedhor e të tjera. Vetëm një nga dhjetë kandidatët në garë zgjedhore është serbe, pasi një serb tjetër është tërhequr. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur disa kontejnerë për mbledhjen e votave, përgjatë rrugëve kryesore në veri.
Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
4.6kmh
20 %
Sun
24 °
Mon
25 °
Tue
24 °
Wed
25 °
Thu
26 °

Lajmet e fundit

Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

0
(Skenderbeu.info)-Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin! Pas njoftimeve se...

Katër ushqime për një zemër të shëndetshme

0
(Skenderbeu.info)-Katër ushqime për një zemër të shëndetshme Të ushqyerit është pjesa që luan rolin më...

Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...

0
(Skenderbeu.info)-Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...
Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Stoltenberg,ka zhvilluar një bisedë telefonike me Josep Borrell.

Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues

0
(Skenderbeu.info)-Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Sekretari i Përgjithshëm...
Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr, pasi janë pajtuar që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë të prodhimit amerikan, F-16.

Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr

0
(Skenderbeu.info)-Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr Kryediplomati rus paralajmëroi shtetet perëndimore se...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

0
(Skenderbeu.info)-Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha...

Lajme të tjera
NGJASHME

Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

(Skenderbeu.info)-Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë,...

Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues

(Skenderbeu.info)-Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

(Skenderbeu.info)-Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte Kryeministri...

Sot qytetarët sërish do të protestojnë në Beograd – kërkohet dorëheqja e presidentit serb

(Skenderbeu.info)-Sot qytetarët sërish do të protestojnë në Beograd –...

Lista Serbe kërkon ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi

(Skenderbeu.info)-Lista Serbe kërkon ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi Kryetari i Listës...

Qetësohet situata në veri të Kosovës

(Skenderbeu.info)-Qetësohet situata në veri të Kosovës Pas 24 orë tensionesh...

Situata në Veri / NATO “ultimatum” Kosovës

(Skenderbeu.info)-Situata në Veri / NATO “ultimatum” Kosovës NATO ka reaguar...

Vendosen barrikada para ndërtesës së komunës në Leposaviq

(Skenderbeu.info)-Vendosen barrikada para ndërtesës së komunës në Leposaviq Pasi pjesëtarët...
Raporto