(Skenderbeu.info)-Vëllai i Princeshës Diana thyen heshtjen përpara kurorëzimit të Mbretit Karl
Karles Spencer ka folur nga zemra për motrën e tij Princeshën Diana, pak para kurorëzimit të Mbretit Karles.
Ndërsa Mbreti Karles dhe gruaja e tij, Mbretëresha Kamilla po kurorëzohen, Spencer përmendi motrën e tij në podcastin ‘Tea With Twiggy’.
“Njerëzit e donin atë! Ajo kishte një sens të mrekullueshëm humori dhe ishte vërtet inteligjente me njerëzit”, tha ai. Gjithashtu ka postuar dhe një foto me Princeshën Diana, ku mes tyre është edhe babai i tyre, John Spencer.