(Skenderbeu.info)-Veliaj: Duhet të sillemi çdo ditë sikur jemi në Ramazan
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka uruar besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin nga selia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Veliaj është shprehur për mediat se ky muaj i shenjtë ka qenë i mbarë për bashkëpunime.
Ai tha se sot Tirana është më e bashkuar dhe sfidat dhe krizat i kanë përballuar edhe me ndihmën e institucioneve fetare.
“Jemi të lumtur që zoti na ka dhënë një muaj të mbarë plot bashkëpunime. Kemi lidhur fatet bashkë. Sot Tirana është më e bashkuar.
Barrën e pandemisë e kemi kaluar edhe me institucionet e besimit. Mezi pres të vazhdojmë këtë bashkëpunim. Duhet të sillemi çdo ditë sikur jemi në Ramazan në ditë të shenjë.
Kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se na ndajnë”, tha Veliaj.