(Skenderbeu.info) 2 të vrarë, disa të zhdukur pasi ujërat e digave shpërthejnë në Kinë.
Të paktën dy persona u vranë dhe shtatë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi ujërat e derdhura të digave ‘marr me vete’ pushuesit në Kinë gjatë fundjavës.
Incidenti ndodhi në provincën qendrore të Henanit kur një sasi e madhe uji doli nga diga Sanmenxia në lumin e Verdhë të dielën.
Ujërat e digës “larguan pushuesit që thuhet se bënin foto në një shtrat lumi në rrjedhën e poshtme. 10 u shpëtuan,” raportoi të hënën e përditshmja kineze Global Times.
Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar.
Kinezët në vend dhe në mbarë botën festuan gjerësisht Vitin e Ri të dielën.
Festimet për të shënuar këtë ngjarje u raportuan nga Tajlanda dhe Serbia në Zelandën e Re dhe SHBA, me ndërtesa të ndezura me të kuqe.
Shfaqje verbuese si vallet e dragoit dhe luanit, si dhe fenerë të kuq dhe dekorime të tjera me lepurin, u mbajtën në shumë pjesë të botës.
Zodiaku kinez e ka caktuar vitin 2023 si “Viti i lepurit”.