(Skenderbeu.info) UEFA hap hetimin pasi Arsenali mposhti PSV 1-0. UEFA ka hapur një hetim mbi sjelljen e tifozëve të PSV pas humbjes 1-0 ndaj Arsenalit në Ligën e Europës të enjten mbrëma.
Përkrahësit holandezë shqyen vendet dhe hodhën fishekzjarre brenda stadiumit Emirates.
Granit Xhaka shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 71-të. Fitorja, e cila është e katërta e Arsenalit në këtë kompedicion, do të thotë se ata tashmë kanë siguruar një vend në dy më të mirët e grupit.
Pamjet e filmuara nga ata që ishin brenda stadiumit treguan se një tifoz hodhi një fishekzjarr, duke mos kapur për fat tifozët e Arsenalit që po largoheshin.
Disa u panë gjithashtu të shqyejnë vendet, me policinë e trazirave të detyruar të ndërhyjë dhe UEFA të nisë një hetim.