Turqia zgjedhje më 14 maj, Erdogan paralajmëron fitoren më të madhe elektorale

(Skenderbeu.info)-Turqia zgjedhje më 14 maj, Erdogan paralajmëron fitoren më të madhe elektorale

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi të mërkurën se Turqia do të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare më 14 maj, që pritet të jenë më të rëndësishmet në një shekull histori të republikës turke.
Sondazhet tregojnë se si parlamentaret edhe presidencialet do të jenë të forta. Dhe do të përbëjnë testin e madh për Erdogan në dy dekada pushtet. Në vendin që konsiderohet një fuqi rajonale dhe që është një anëtar i rëndësishëm i NATO-s.
Me një aleancë opozitare që premton se do të zhbëjë politikat joortodokse ekonomike të presidentit. Votimi do të vendosë gjithashtu se si do të qeveriset Turqia dhe çfarë roli do mund të luajë ajo për të lehtësuar konfliktet në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.
Duke iu drejtuar ligjvënësve të partisë së tij pro-islamike, AK, Erdogan deklaroi se turqit do ta refuzojnë opozitën përmes votës së tyre, në të njëjtën datë kur u mbajtën zgjedhjet në 1950-n.
“Kombi ynë do t’i thotë ‘mjaft’ mbështetësve të grushtit të shtetit, kësaj aleance ambicioze por të papërgjegjshme në të njëjtën ditë si 73 vjet më parë”, deklaroi Erdogan, duke iu referuar aleancës 6-palëshe që kërkon rrëzimin e tij.
Në zgjedhjet e mbajtura më 14 maj të 1950-s, Partia Demokratike fitoi me epërsi ndaj Partisë Popullore Republikane, që kishte qeverisur Turqinë për 27 vjet, që nga themelimi i republikës dhe që aktualisht është partia më e madhe e opozitës.
Tirana
broken clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
58 %
2.1kmh
75 %
Thu
11 °
Fri
12 °
Sat
11 °
Sun
7 °
Mon
8 °

Lajmet e fundit

droge

Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona Njësitë e Marinës Kolumbiane sekuestruan më shumë se...
droge ne kakao

Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos

0
(Skenderbeu.info)-Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos Guardia Civil dhe Agjencia e...
droge ne banane

Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane Droga ishte fshehur në rimorkio të...
Një ton hashash

Një ton hashash u kap brenda Marokut

0
(Skenderbeu.info)-Një ton hashash u kap brenda Marokut Anëtarët e Drejtorisë së Përgjithshme Marokene të Sigurisë...
Droga

Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën Një kontroll rrugor i kryer...
shkaterrimi i laboratorit

Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi

0
(Skenderbeu.info)-Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi Autoritetet boliviane shkatërruan dy laboratorë të prodhimit të drogës...

Lajme të tjera
NGJASHME

Bullgaria e rikthen ambasadorin e saj në Maqedoninë e Veriut

(Skenderbeu.info)-Bullgaria e rikthen ambasadorin e saj në Maqedoninë e...

Alarmohen Forcat Ajrore greke, rrëzohet avioni ushtarak F-4

(Skenderbeu.info)-Alarmohen Forcat Ajrore greke, rrëzohet avioni ushtarak F-4 Një avion...

Erdogan: Mund të pranojmë që Finlanda t’i bashkohet NATO-s

(Skenderbeu.info)-Erdogan: Mund të pranojmë që Finlanda t’i bashkohet NATO-s Presidenti...

Osmani dhe Kurti: Kosova u ndërtua mbi gjakun e dëshmorëve të UÇK-së

(Skenderbeu.info)-Osmani dhe Kurti: Kosova u ndërtua mbi gjakun e...

Kryeministri kroat reagon pas deklaratës së presidentit Millanoviç: Kosova është shtet i pavarur e sovran

(Skenderbeu.info)-Kryeministri kroat reagon pas deklaratës së presidentit Millanoviç: Kosova...

Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet

(Skenderbeu.info)-Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet Ish-shefi i Misionit...

Kosovë/Sekuestrohen mbi 100 kg marijuanë të fshehur në kamion

(Skenderbeu.info)-Kosovë/Sekuestrohen mbi 100 kg marijuanë të fshehur në kamion Policia...

SHBA-BE kërcënojnë Kurtin: O paqe e përhershme, o kthim pas për Kosovën

(Skenderbeu.info)-SHBA-BE kërcënojnë Kurtin: O paqe e përhershme, o kthim...
Raporto