Del VKM-ja/ “Turizmi” i “rrëmben” 45 milionë lekë Ministrisë së Financave

(Skenderbeu.info)-Del VKM-ja/ “Turizmi” i “rrëmben” 45 milionë lekë Ministrisë së Financave

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, është marrë një vendim për rishpërndarje fondesh.
Konkretisht Ministrisë së Financave i janë hequr 45 milionë lekë nga fondi vjetor dhe këto para kanë kaluar në buxhetin e Ministrisë së Turizmit.
Këto para, sipas VKM-së, do të përdoren për zhvillimin dhe promovimin e destinacioneve, produkteve dhe diversifikimin e ofertës turistike në turizëm.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
Vendim për rishpërndarje fondesh në buxhetin e miratuar për vitin 2023, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 17, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave.
Vendosi:
1. Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në buxhetin e vitit 2023, në programin “Tregu i punës”, në artikullin 606, i pakësohet fondi prej 45 000 000 (dyzet e pesë milionë) lekësh.
2. Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në buxhetin e vitit 2023, në programin “Zhvillimi i turizmit”, në artikullin 604, i shtohet fondi prej 45 000 000 (dyzet e pesë milionë) lekësh për zhvillimin dhe promovimin e destinacioneve, produkteve dhe diversifikimin e ofertës turistike në turizëm.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
4.6kmh
20 %
Sun
24 °
Mon
25 °
Tue
24 °
Wed
25 °
Thu
26 °

Lajmet e fundit

Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

0
(Skenderbeu.info)-Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin! Pas njoftimeve se...

Katër ushqime për një zemër të shëndetshme

0
(Skenderbeu.info)-Katër ushqime për një zemër të shëndetshme Të ushqyerit është pjesa që luan rolin më...

Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...

0
(Skenderbeu.info)-Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...
Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Stoltenberg,ka zhvilluar një bisedë telefonike me Josep Borrell.

Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues

0
(Skenderbeu.info)-Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Sekretari i Përgjithshëm...
Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr, pasi janë pajtuar që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë të prodhimit amerikan, F-16.

Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr

0
(Skenderbeu.info)-Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr Kryediplomati rus paralajmëroi shtetet perëndimore se...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

0
(Skenderbeu.info)-Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha...

Lajme të tjera
NGJASHME

Rritja e pagave për administratën dhe zyrtarët e lartë, fatura shkon 80 milionë euro

(Skenderbeu.info)-Rritja e pagave për administratën dhe zyrtarët e lartë,...

Bordi publikon çmimet e reja, ja me sa do të shiten karburantet në vend

(Skenderbeu.info)- Bordi publikon çmimet e reja, ja me sa...

Qeveria miraton fondet/ Mbi një milion euro për komunitetet fetare

(Skenderbeu.info)-Qeveria miraton fondet/ Mbi një milion euro për komunitetet...

Rritja e pagave/ Projektligji miratohet javën tjetër në Kuvend

(Skenderbeu.info)-Rritja e pagave/ Projektligji miratohet javën tjetër në Kuvend Projektligji...

Raporti i INSTAT: Inflacioni ulet, por çmimet rriten masivisht…

(Skenderbeu.info)-Raporti i INSTAT: Inflacioni ulet, por çmimet rriten masivisht... Familjet...

Në Shqipëri bashkitë përdorin PPP për mbetjet, në rajon për infrastrukturë

(Skenderbeu.info)-Në Shqipëri bashkitë përdorin PPP për mbetjet, në rajon...

Bregu: Ulja e çmimeve roaming me BE-në do të nisë më 1 tetor

(Skenderbeu.info)-Bregu: Ulja e çmimeve roaming me BE-në do të...

Ulen çmimet e “roaming”-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

(Skenderbeu.info)-Ulen çmimet e "roaming"-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor Operatorët...
Raporto