(Skenderbeu.info) Donald Trump do të rikthehet në Facebook dhe Instagram.
Donald Trump do të ripranohet në Facebook dhe Instagram në javët e ardhshme.
Meta e bën të ditur me një shënim, ku sqaron se do t’i japë fund pezullimit të llogarive të ish-presidentit pas një pauze dyvjeçare.
“Publiku duhet të jetë në gjendje të dëgjojë atë që thonë politikanët, në mënyrë që ata të mund të bëjnë zgjedhje të informuara,” thuhej në një deklaratë.