fbpx

Tri “reforma” bëjnë një lavatriçe

(Skenderbeu.info)-Tri “reforma” bëjnë një lavatriçe

Nador Bakalli – Toronto

Unë besoj se Shqipëria tashmë po kthehet në një lavatriçe të madhe të pastrimit te parave. Jo se nuk ka qenë më përpara dhe papritur e pa pandehur filloi tani, por mendoj se tashmë pastrimi është strategji qeveritare e mirëfilltë, e mirëmenduar dhe e aplikuar pothajse haptazi. Tri “reforma” e shprehin qarte:

1. Pasaporta e Artë, ose thënë ndryshe, qytetari nëpërmjet investimeve

Rilindasit do na thonë se një strategji të tillë e kanë ose e kanë patur edhe vende të tjera, madje edhe të zhvilluara si Kanadaja. Po, është e vërtetë, por ka një ndryshim të madh. Vendet e zhvilluara e përdorin ofertën e rezidencës nëpërmjet investimit për të thithur investime nga njerëz të pasur, si pjesë e vetëdijes së vendit mbi lakmueshmërinë e tij. Me pak fjalë Spanja, apo Bahamasi shfrytëzojnë dëshirën e investitorit kundrejt mundësisë që i ofron vendi i zhvilluar.

Tani, çfarë dëshire mund të ketë një i huaj pasanik për të lënë nënshtetësinë e tij në këmbim të shqiptares? Dhe ta paguajë me para madje!? Përgjigja është e thjeshtë: Kjo iniciativë është rrugëkalimi më i thjeshtë për të gjithë zullumqarët e dynjasë për të rifilluar jetën nëpërmjet një vendi ku njerëzit me shumë emra dhe identitete kanë hyrë edhe në Parlament dhe kanë dominuar instancat më të larta të vendit.

Nga pikëpamja e këtij tipi investitori, Shqipëria e “Rilindjes” është një parajsë e vërtetë. Identiteti i ri, fillim i ri, rrumpallhane totale dhe dominim i krimit. Madje ajo ofron drejtpërsëdrejti nënshtetësi, as rezidencë jo (si vendet e tjera). E theksoj, nënshtetësi!

2. Amnistia fiskale

“Rilindasit” do thonë e ka bërë së paku dy here Italia në 15 vitet e fundit. Po, e vërtetë. E kanë bërë. Por a e dinë adhuruesit se me sa protesta janë pritur dhe sa problematike kanë qenë amnistitë në vendin fqinj? A e dinë se amnistitë e tilla, edhe për vendet më të zhvilluara përbëjnë rrezik të lartë jo vetëm për konkurencën në ekonomi, por edhe për depërtimin e parasë së pistë dhe krimit?  Në cilin vend keni parë limit prej dy milionë eurosh për amnisti individuale? Kush na qenka ky që paska dy milionë euro të pastra nën jastëk?

3. Bastet

“Tumori”, “mortja e madhe” që kish kapluar vendin tonë deri në vitin 2018, do të shprehej kryeministri, ky “shpëtimtar” i madh i shqiptarëve nga veset e tyre!? Rrena e radhës sigurisht, që e hëngrën dhe e hanë kallëp mjeranët që i besuan atëherë dhe vazhdojnë i besojnë edhe sot. Dy tre batuta bajate dhe rikthehen bastet si pa të keq. Ndërkohë, dihet fare mirë se industria e lojrave të fatit është një nga kanalet më të sigurta të depërtimit dhe pastrimit të parave të pista.

Ja pra ku jemi sot, te dashur “rilindas”, me baste, me amnisti dhe me qytetari të blerë. Me gjithë këshillat prej amvise të zonjës ministre, nuk ka gradacion të lavatriçes që e merr përsipër fshehjen e shplarjes masive të parave që kemi përpara syve.

P.S. Ka dhe nga ata që thonë se nuk është ide e keqe që paratë e pista të pastrohen dhe të futen në ekonomi. Zakonisht, të tillët janë ata të cilët të vetmen klasë ekonomie të cilën kanë frekuentuar ndonjëherë është Wikipedia.

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

femijet dhe social media

Rrjetet sociale i ‘vjedhin’ gjumin fëmijëve një natë në javë

0
(Skenderbeu.info) Rrjetet sociale i 'vjedhin' gjumin fëmijëve një natë në javë Një studim i studiuesve të Universitetit të Leicester-it zbulon se fëmijët dhjetëvjeçarë humbin rreth...
Parkim Kaliforni

Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit

0
(Skenderbeu.info) Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit. Kalifornia më në fund është gati të heqë kërkesat e parkimit në të gjithë shtetin....
Izrael, Viti i ri

Izrael: fillon viti 5783, sinagogat plot, por policia në gadishmëri

0
(Skenderbeu.info) Izrael: fillon viti 5783, sinagogat plot, por policia në gadishmëri Siç e kërkon tradita, Izraeli feston sonte fillimin e vitit 5783 nga krijimi hyjnor...
Deti Mesdhe

Aciditeti po shkatërron florën dhe faunën e Detit Mesdhe

0
(Skenderbeu.info) Aciditeti po shkatërron florën dhe faunën e Detit Mesdhe Sipas një studimi të ri të kryer nga Instituti Kombëtar i Oqeanografisë dhe Gjeofizikës Eksperimentale...
Sllovenia-Huawei

Sllovenia drejt neutralitetit teknologjik

0
(Skenderbeu.info) Sllovenia drejt neutralitetit teknologjik Qeveria sllovene duket se ka zbutur qëndrimet e saj për ligjin e komunikimeve elektronike, në ndryshim nga ekzekutivi i mëparshëm...
Josef Borell

Borrelli: Të marrim seriozisht kërcënimin bërthamor të Putinit

0
(Skenderbeu.info) Borrelli: Të marrim seriozisht kërcënimin bërthamor të Putinit Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, duke folur për BBC ka...

Lajme të tjera
NGJASHME

Putin,kërcënimet e tij të mëparshme ishin të kota duke thënë se “ky nuk është një bllof”

(Skenderbeu.info)Putin,kërcënimet e tij të mëparshme ishin të kota duke...

Parimet themelore të OKB-se nën kërcënim

(Skenderbeu.info)-Parimet themelore të OKB-se nën kërcënim.“Bota jonë është në...

Putin i lumtur të rrezikojë luftën bërthamore për të shmangur humbjen?

(Skenderbeu.info)-Vladimir Putin i lumtur të rrezikojë luftën bërthamore për...

Në luftën për opinionin global, Kina po fiton

(Skenderbeu.info)-Në luftën për opinionin global, Kina po fiton Këto ditë,...

Asetet Kripto po arrijne kulmin

(Skenderbeu.info)-Asetet Kripto po arrijne kulmin.Analizimi i aseteve të kriptove...

Dimri në Ukrainë po afrohet shpejt

(Skenderbeu.info)-Dimri në Ukrainë po afrohet shpejt .Cfarë vjen më...

Putini shkon drejt humbjes

(Skenderbeu.info)-Putini shkon drejt humbjes në Ukrainë. Pyetja e vetme...

Çfarë konsiderohen krime lufte, në të vërtetë?

(Skenderbeu.info)-Çfarë konsiderohen krime lufte, në të vërtetë? Ndërsa pushtimi rus...
Raporto