(Skenderbeu.info)-“Presioni i mirëpritur, japim gjithçka”, trajneri i Chelseat motivon ekipin para Dortmundit
Trajner i Chelseat, Graham Potter ka dalë para mediave në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Dortmund.
“Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme, emocionuese, një mbrëmje speciale në Stamford Bridge. Ne me të vërtetë mezi presim. Kemi ndjesi pozitive, duam t’i imponohemi një kundërshtari të klasit të parë, që vetëm po fiton në Bundesliga.
Por edhe po mendoj se sa e rëndësishme është për klubin dhe për ne që të arrijmë në çerekfinale. Kështu që ne do të japim gjithçka. Duke pasur parasysh pozicionin ku jemi, presioni është gjithmonë i mirëpritur. Është fantastike të jemi në garë për të hyrë në tetë më të mirët e Europës” – Tha ai. Chelsea u mund 1-0 në sfidën e parë.