(Skenderbeu.info) Tornado në Teksas, mbi 100,000 njerëz pa energji elektrike.
Kamionë të përmbysur, qindra shoferë të bllokuar dhe 113,000 njerëz pa energji elektrike pasi një tornado e fuqishme kaloi nëpër Teksas, në zonën e Hjustonit, raporton CNN.
Shefi i policisë lokale foli për “dëme katastrofike”. “Në 25 vitet e mia këtu, nuk kam parë kurrë diçka të tillë,” tha Josh Bruegger duke folur për shtypin.
Për momentin është raportuar vetëm një i plagosur në qytet, por sipas kryebashkiakut “ndërtesat janë shembur”.
Sipas PowerOutage.us, janë 113,000 njerëz pa energji elektrike. Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar se tornado po lëviz në verilindje me një shpejtësi prej afro 100 kilometra në orë.