(Skenderbeu.info) “Tjetër goditje për mafian shqiptare, këtë herë në Valencia” – Në Valencia, Garda Civile,ka arrestuar dy shqiptarë të moshës 18 dhe 21 vjeç. Të rinjtë janë arrestuar nën akuzën për prishjen e shëndetet publik. Policia çmontoi një makro-kulturë në një zonë natyrore që kishte një sasi të madhe burimesh për prodhimin e marijuanës. Ky operacion policor është goditja e tretë radhazi ndaj mafies shqiptare. Dy operacionet e tjera të Garad Civil në Spanjë nga të cilat janë arrestuar shtetas shqiptarë kanë qene të fokusuara pasi ka çmontuar në një plantacion marjuanë në Pontevedra dhe në provincat e Katalonjës.
Garda Civil nisi hetime kundër kultivimit të marjuanës në qytetin e Navarres në mesin e muajt korrik. nga ky hetim u arrit të lokalizohej një plantacion i madh me hashash në Estrecho de la Hoya, në një zonë që ka qenë gjithmonë e vështirë për tu arritur nga forcat e policisë. Nga verifikimet e këtij operacioni u bë e mundur identifikimi i dy të rinjve shqiptarë të seksit mashkull, përkatësisht 18 dhe 21 vjeç. Në këtë plantacion u gjetën 3965 bime marjuanë. Çështja tashmë ka kaluar për shqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Spanjë.