(Skenderbeu.info) Greta Thunberg arrestohet në protestën e minierës së qymyrit në Gjermani, lirohet pas 2 orësh.
Aktivistja e klimës Greta Thunberg ishte në mesin e një grupi protestuesish që u arrestuan për pak kohë të martën, më 17 janar, në mes të një proteste kundër prishjes së një fshati gjerman për t’i hapur rrugë zgjerimit të një miniere qymyri.
Arrestimi i saj zgjati vetem 2 ore. Sipas njoftimit, policia e ka futur për kontroll identiteti dhe i ka kërkuar që të bashkëpunojë.
Grupi i protestuesve që protestuan u zhvendosen nga policia e trazirave, të mbështetur nga buldozerët të premten, megjithatë, Thunberg nuk u largua gjatë fundjavës.
Pronari i minierës së qymyrit, RWE, ka arritur një marrëveshje me qeverinë, duke i dhënë atyre lejen për të shkatërruar Luetzerath në këmbim të përshpejtimit të daljes së tyre nga karburanti fosil dhe mbrojtjen e pesë fshatrave të tjerë të rreshtuar për prishje.
Aktivistët e klimës, ndërkohë, kanë protestuar kundër minierave të qymyrit tërësisht, dhe duke nxitur fokusin drejt zgjerimit të energjisë së rinovueshme.