(Skenderbeu.info)-Tërmet i fortë në Tiranë!
Rreth orës 10:38 të mbrëmjes së sotme në Tiranë është ndjerë një tërmet i fortë që ka detyruar qytetarë të lagjeve të ndryshme të dalin nga shtëpiat e tyre. Tërmeti është raportuar të jetë me epiqendër pas malit të Dajtit, rreth 29 kilometra larg nga kryeqyteti.
Nuk është raportuar ende asnjë dëm material.