(Skenderbeu.info)-Tensione në veri të Kosovës/ Të shtëna me armë dhe gaz lotësjellës
Një përplasje ka ndodhur mes Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që janë mbledhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit.
Aty janë dëgjuar të shtëna me armë, ndërkohë, Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë qytetarët, ku ka përdorur edhe gaz lotsjellës, shkruan Kosova press.
Struktura ilegale kanë lëshuar alarmin në orën 12:00 dhe aty janë mbledhur dhjetëra serbë, për të penguar angazhimin e policisë në asistimin që po u bëjnë kryetarëve të rinj.