Të rinjtë s’duan punë në Shqipëri, arsyeja kryesore pagat e ulëta

(Skenderbeu.info)-Të rinjtë s’duan punë në Shqipëri, arsyeja kryesore pagat e ulëta

Sot të rinjtë shqiptarë  kërkojnë një perspektivë më të qëndrueshme financiare, sociale dhe profesionale.
Sipas sondazhit të Këshillit të Investimeve, problemi më i rëndësishëm i punësimit në sektorin ku të rinjtë aspirojnë të punësohen lidhet me pagat e ulëta të ofruara në krahasim me pretendimet, që ata kanë.
26% e të anketuarve rendisin si arsye primare të mosangazhimit të tyre në punë, pagat e ulëta që ofrojnë kompanitë, krahasuar me pretendimet e tyre, referuar sondazhit mbi disponueshmërinë dhe cilësinë e fuqisë punëtore të zhvilluar nga Këshilli i Investimeve. Ky raport analizon mospërputhjet punëdhënës-punëmarrës në tregun vendas dhe përfshin rreth 250 sipërmarrës dhe 260 të rinj të anketuar gjithsej.
Mentaliteti i punëdhënësit, ku përfshihet komunikimi, përgjegjshmëria siguria apo qëndrueshmëria në punë përbën problematikën e dytë kryesore për 16% të të anketuarve gjithsej.
Më pak shqetësuese duket të jetë kultura e punës, sistemi arsimor, kualifikimi i pamjaftueshëm, pozicionet e pa preferuara, ngarkesa në punë, puna në të zezë, transporti etj.
Të rinjtë shqiptarë motivohen nga paga, njohja, vlerësimi nga eprorët dhe kushtet apo ambienti i punës.
Këta të fundit kërkojnë një perspektivë të qëndrueshme financiare, çka përbën edhe arsyen primare pse shumë prej tyre largohen nga vendi. 25% e të anketuarve rendisin si arsyen kryesore të motivimit në punë, pagën e ofruar.
Peshë të lartë zë dhe njohja apo vlerësimi i punës nga eprori për 17% të të anketuarve.
Së treti, por jo më pak të rëndësishme janë dhe kushtet e punës, trajnimet hyrëse dhe formimi profesional dhe mundësitë e rritjes në karrierë, përkatësisht me 15% të të anketuarve gjithsej secila.
Pjesa e të rinjve që nuk e gjejnë veten tek ofertat e subjekteve ose kanë zgjedhur alternativa që kërkojnë më pak njohuri profesionale por që iu ofrojnë të ardhura më të larta ose po largohen nga vendi kryesisht drejt shteteve europiane.
42% e të rinjve shprehen se arsyeja kryesore se përse e konsiderojnë punësimin jashtë Shqipërisë është qëndrueshmëria finaciare dhe sociale. Zhvillimi profesional është thelbësor për 28% të pjesëmarrës në pyetësorin e Këshillit të Investimeve.
Mungesa e fuqisë punëtore, sidomos e të rinjve që zgjedhin të largohen jashtë vendit për të punuar, është kthyer në një shqetësim për sipërmarrjet. Banka Botërore. në raportin e fundit për zhvillimet rajonale vuri në dukje se një valë e re emigrimi e të rinjve shqiptarë është një nga shkaqet kryesore të mungesës së fuqisë punëtore.
Sipas Bankës, dëshira e shprehur për të emigruar tani arrin kulmin midis grup-moshës 27-30 vjeç në Shqipëri, duke sugjeruar se emigracioni do të vazhdojë të ndryshojë strukturën demografike të Shqipërisë. MONITOR
Të rinjtë s'duan punë në Shqipëri, arsyeja kryesore pagat e ulëta. kërkojnë një perspektivë më të qëndrueshme financiare, sociale dhe profesionale.
sondazhi
Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
1.5kmh
40 %
Tue
16 °
Wed
16 °
Thu
17 °
Fri
17 °
Sat
17 °

Lajmet e fundit

Destinacione

Putini dëbon 100 mijë refugjatë ukrainas ne Siberi , Arktik dhe Lindjen e Largët

0
(Skenderbeu.info)-Putini dëbon 100 mijë refugjatë ukrainas ne Siberi , Arktik dhe Lindjen e Largët Vladimir...
Guardia di Finanza

“Pastronte” para per 28 vjet/Arrestohet 65 vjeçari

0
(Skenderbeu.info)-"Pastronte" para per 28 vjet/Arrestohet 65 vjeçari Për 28 vjet, një burrë i padyshimtë i...
Policia e Kroacise

Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...

0
(Skenderbeu.info)-Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...
Makina

Skenari i protestës së opozitës

0
(Skenderbeu.info)-Skenari i protestës së opozitës Partia Demokratike ka zbardhur skenarin që do të ndjekë për...
samit be bp

Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje

0
(Skenderbeu.info)-Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje konkrete Në Tiranë kete të marte ka nisur...
Rama, Vucic

Vuçiç i acaruar, sulmon median

0
(Skenderbeu.info)-Vuçiç i acaruar, sulmon median Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mbërriti në Tiranë. Pasi fillimisht kishte...

Lajme të tjera
NGJASHME

Shqiptarët “Frike” nga shtrenjtimi i energjisë, ndryshojnë nga prizat e deri te elektroshtëpiaket

(Skenderbeu.info)-Shqiptarët “Frike” nga shtrenjtimi i energjisë, ndryshojnë nga prizat...

Ndryshon udhëzimi i kontributeve/ Raporti mjekësor për barrëlindje do përfshijë pagesën deri në 1 muaj

(Skenderbeu.info)-Raporti mjekësor për barrëlindje do përfshijë pagesën deri në...

Çfarë parashikon marrëveshja e BE-së për kufirin e çmimit të naftës ruse?

(Skenderbeu.info)-Çfarë parashikon marrëveshja e BE-së për kufirin e çmimit...

Qeveria ul fondin e ndihmës ndersa varfëria ekstreme rritet

(Skenderbeu.info)-Qeveria ul fondin e ndihmës ndersa varfëria ekstreme rritet Fondet...

Parregullsi me prokurimet, vetëm 45% te investimeve kapitale te realizuara

(Skenderbeu.info)-Parregullsi me prokurimet, vetëm 45% te investimeve kapitale te...

Gjigantët e internetit, 36.3 miliardë taksa të papaguara në 3 vjet

(Skenderbeu.info)-Gjigantët e internetit, 36.3 miliardë taksa të papaguara në...

BE-ja nis revolucionin e riciklimit dhe ripërdorimit

(Skenderbeu.info)-BE-ja nis revolucionin e riciklimit dhe ripërdorimit Komisioni i BE-së...

Gjobë 25 mijë € Tatimeve per skandalin publikimit të pagave

(Skenderbeu.info)-Gjobë 25 mijë € Tatimeve per skandalin publikimit të...
Raporto