(Skenderbeu.info)‘Të qënurit baba nuk më ka penguar për punën që bëj’- Tregon DJ Sardi. Dj i njohur shqiptar Sardi Shehu dhe partnerja e tij Jonisa Sinorukaj, u bënë prindër disa muaj me pare duke mirëpritur në jetë djalin e tyre Zais Denzel Shehu.
Sardi ka treguar se të qënurit baba nuk e ka penguar atë aspak në punën e tij si Dj, madje artisti theksoi se gruaja e tij është një mbështetje e madhe per te pasi kujdeset për djalin e tyre dhe e mbeshtet ne jeten e tij profesionale gjithashtu.
“Të qënit baba nuk më ka penguar të tërhiqem nga jeta e natës pasi është mami i Zais, Jonisa që më mbështet dhe ka marrë sakrificën të kujdeset për të gjatë kohës që unë punoj. E falenderoj shumë sepse më ka shtyrë më shumë në rrugëtimin tim me suportin e saj që të jem pjesë e koncerteve apo eventeve të rëndësishëm sa i përket karrierës sime”- thot Shehu.
Po ashtu Sardi zbuloi dhe domethënien e emrit të djalit të tij Zais:
“Kishim disa emra në fakt por Zais na e sygjeroi shoqja e ngushtë e mamasë dhe Denzel e zgjodhi Alesio i cili donte të ishte edhe “nuni” i tij. Na pëlqenin të dy dhe nuk i ndanim dot, kështuqë zgjodhëm ti mbante të dy’’.
Gjithashtu DJ Sardi ka shtuar se djali mund të zgjedhi cilin emer të dojë dhe se ata te dy kane një lidhje shumë speciale me njeri-tjetrin.