(Skenderbeu.info) Iran, 14,000 të arrestuar gjatë protestave. OKB thotë se 14,000 njerëz janë arrestuar gjatë protestave në Iran, duke paralajmëruar se përdorimi “i panevojshëm dhe joproporcional” i forcës në Iran duhet të ndalet.

Ne po përballemi me një krizë të vërtetë të të drejtave të njeriut” në Iran dhe situata aktuale në vend “është e paqëndrueshme”, tha në Gjenevë Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Volker Türk.

Sipas informacionit të mbledhur nga OKB-ja, “rreth 14,000 njerëz, përfshirë fëmijë, u arrestuan në kuadër të protestave”, të cilat shpërthyen më 16 shtator. “Një numër mbresëlënës”, shtoi Komisioneri i Lartë i OKB-së.

Që nga fillimi i protestave, “forcat e sigurisë janë përgjigjur duke përdorur forcë vdekjeprurëse kundër protestuesve të paarmatosur dhe kalimtarëve që nuk përbënin kërcënim për jetën. Në shpërfillje të hapur të rregullave ndërkombëtare për përdorimin e forcës,” tha Türk në seancën speciale të Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. “I bëj thirrje qeverisë dhe atyre që janë në pushtet të dëgjojnë” protestuesit dhe të pranojnë ankesat e thella sociale, ekonomike dhe politike që janë grumbulluar.

Volker Türk u kërkoi autoriteteve iraniane të nisin procese hetimore të pavarura, të paanshme dhe transparente për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut. Në përputhje me standardet ndërkombëtare, të ndalojnë menjëherë “përdorimin e dhunës dhe ngacmimit kundër protestuesve paqësorë” dhe “të lirojnë të gjithë të arrestuarit për protesta paqësore”.

Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
1.5kmh
40 %
Tue
16 °
Wed
16 °
Thu
17 °
Fri
17 °
Sat
17 °

Lajmet e fundit

Rama, Vucic

Vuçiç i acaruar, sulmon median

0
(Skenderbeu.info)-Vuçiç i acaruar, sulmon median Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mbërriti në Tiranë. Pasi fillimisht kishte...
vjosa-osmani

Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare

0
(Skenderbeu.info)-Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur...
Rama, Osmani

Presidentja Osmani: BE duhet të kalojë nga fjalët në vepra

0
(Skenderbeu.info)-Presidentja Osmani: BE duhet të kalojë nga fjalët në vepra Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani...
Charles Michel

Po përparohet liberalizimi i vizave për Kosovën

0
(Skenderbeu.info)-Po përparohet liberalizimi i vizave për Kosovën Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel tha të...
Protesta

1000 simpatizantë të PD nisen nga Vlora per proteste

0
(Skenderbeu.info)-1000 simpatizantë të PD nisen nga Vlora per proteste Disa qindra anëtarë dhe simpatizantë të...
Delegacioni serb

Mbërrin delegacioni serb në Rinas

0
(Skenderbeu.info)-Mbërrin delegacioni serb në Rinas Ne Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza ka mberritur delegacioni serb. Presidenti serb...

Lajme të tjera
NGJASHME

Astronautët kinezë rikthehen në tokë pas misionit të ‘suksesshëm’ 6-mujor

(Skenderbeu.info) Astronautët kinezë rikthehen në tokë pas misionit të...

Ambasada ukrainase në Spanjë mori sërish një pako me ‘sy kafshësh’

(Skenderbeu.info) Ambasada ukrainase në Spanjë mori sërish një pako...

Mijëra foka janë gjetur të ngordhura në brigjet ruse

(Skenderbeu.info) Mijëra foka janë gjetur të ngordhura në brigjet...

Izraeli godet Hamasin pas lëshimit të raketës nga Gaza

(Skenderbeu.info) Izraeli godet Hamasin pas lëshimit të raketës nga...

Përplasja e autobusit me tramvajin në Stamboll, 19 të plagosur

(Skenderbeu.info) Përplasja e autobusit me tramvajin në Stamboll, 19...

Sistemi anti-drone i Elettronica që Italia ndoshta do të dërgojë në Ukrainë

(Skenderbeu.info) Sistemi anti-drone i Elettronica që Italia ndoshta do...

Brazili ka zgjedhur Centauro II nga konsorciumi Iveco-Oto Melara

(Skenderbeu.info) Brazili ka zgjedhur Centauro II nga konsorciumi Iveco-Oto...

Shfuqizohet policia morale e Iranit

(Skenderbeu.info) Shfuqizohet policia morale e Iranit. Irani ka hequr...
Raporto