Eurodeputetët: Hiqni tarifat roaming për Ballkanin Perëndimor

(Skenderbeu.info)-Eurodeputetët: Hiqni tarifat roaming për Ballkanin Perëndimor

Një grup prej më shumë se 80 anëtarësh të Parlamentit Europian i ka kërkuar KE-së që të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor në zonën e roamingut pa pagesë.
Në një letër dërguar presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Eurodeputetët theksojnë se vendet e rajonit ‘partnere të besueshme të bllokut europian’ dhe se me rekomandimin e Komisionit në tetor për t’i dhënë statusin e kandidatit Bosnjë dhe Hercegovinës, u shënua ‘një tjetër moment historik’ në politikën e zgjerimit të unionit.
”Për këtë arsye, ne i bëjmë thirrje KE-së që të paraqesë sa më shpejt një udhërrëfyes të qartë i cili t’u japë fund tarifave shtesë të roaming-ut mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Në mënyrë që zona e Roamingut të lirë të zgjerohet për të mirën e qytetarëve evropianë. Koha për të vepruar është tani’, thuhet në letër.
Deputetët theksojnë se një hap i tillë duhet hedhur sidomos pas fjalimit të Von der Leyen në Parlamentin Europian më 14 shtator. Ku ajo u zotua të fuste dhe Ukrainën në zonën europiane të Roaming-ut pa pagesë.
Ndërsa ju keni mbështetjen tonë të plotë për këtë përpjekje, ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj drejt një rajoni tjetër europian që meriton të përfitojë nga roaming falas. Përkatësisht vendet e Ballkanit Perëndimor’, tha Thomas Waitz, eurodeputet dhe bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër Europiane.
Kjo jo vetëm që do të ndihmojë në mbylljen e hendekut me BE-në, e do të ndihmojë gjithashtu pengesat e përditshme që hasin qytetarë të Ballkanit Perëndimor. Të cilët jetojnë dhe punojnë në Bashkimin Europian BE, për shkak të tarifave të shtrenjta të roaming’, shtoi ai.
Në vitin 2017, Bashkimi Europian njoftoi se po shqyrtonte uljen e tarifave të roaming për Ballkanin Perëndimor. Pas thirrjeve nga vendet kandidate për të hequr tarifat. Korrikun e vitit te kaluar, u hoqën tarifat roaming vetëm brenda vete vendeve te Ballkanit Perëndimor.
Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
1kmh
75 %
Fri
15 °
Sat
16 °
Sun
14 °
Mon
12 °
Tue
10 °

Lajmet e fundit

perzevativ

Perzevativët falas për moshat 18 deri në 25 vjeç ne France / Ja pse!

0
(Skenderbeu.info)-Perzevativët falas për moshat 18 deri në 25 vjeç ne France Të rinjtë në Francë...
ariu shqiptar

Ariu shqiptar Marku lirohet pas 20 vitesh

0
(Skenderbeu.info)-Ariu shqiptar Marku lirohet pas 20 vitesh Shpëtohet arushi i fundit i restorantit në Shqipëri...
Çmimi special i qytetit të Ladispolit për librin 'Ukraina

Çmimi special i qytetit të Ladispolit për Fausto Biloslavo

0
(Skenderbeu.info) Çmimi special i qytetit të Ladispolit për Fausto Biloslavo. Ceremonia e ndarjes së...
Ish-konkurrenti i "Përputhen", Beart Rexhepi

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi i jep fund beqarisë

0
(Skenderbeu.info) Ish-konkurrenti i "Përputhen", Beart Rexhepi i jep fund beqarisë. Ish-konkurrenti i përputhen Beart...
Brittney Griner

Rusia liron Brittney Griner në këmbim të një trafikanti të armëve

0
(Skenderbeu.info)-Rusia liron Brittney Griner në këmbim të një trafikanti të armëve Basketbollistja Giner Brittney, një...
Centrali bërthamor Zaporiyia në Ukrainë

Kompania bërthamore ukrainase akuzon Rusinë për rrëmbimin e tre punëtorëve

0
(Skenderbeu.info) Kompania bërthamore ukrainase akuzon Rusinë për rrëmbimin e tre punëtorëve. Kompania bërthamore ukrainase...

Lajme të tjera
NGJASHME

Nisin shitjet e apartamenteve në portin turistik të Durrësit pa filluar akoma ndërtimi

(Skenderbeu.info)-Nisin shitjet e apartamenteve në portin turistik të Durrësit...

Shqipëria merr vetëm 80 mln euro nga 1 mld eurot e BE

(Skenderbeu.info)-Shqipëria merr vetëm 80 mln euro nga 1 mld...

Çfarë do të bëjë NATO për të mbikëqyrur infrastrukturat në Europë!

(Skenderbeu.info)-Çfarë do të bëjë NATO për të mbikëqyrur infrastrukturat...

Parkimi në Tiranë nxjerr 5 milionë euro në vit

(Skenderbeu.info)-Parkimi në Tiranë nxjerr 5 milionë euro në vit  Në...

Von der Leyen: BE, paketë ndihme me vlerë 500 mln euro për Ballkanin Perëndimor

(Skenderbeu.info)-Von der Leyen: BE, paketë ndihme me vlerë 500...

Shqiptarët “Frike” nga shtrenjtimi i energjisë, ndryshojnë nga prizat e deri te elektroshtëpiaket

(Skenderbeu.info)-Shqiptarët “Frike” nga shtrenjtimi i energjisë, ndryshojnë nga prizat...

Ndryshon udhëzimi i kontributeve/ Raporti mjekësor për barrëlindje do përfshijë pagesën deri në 1 muaj

(Skenderbeu.info)-Raporti mjekësor për barrëlindje do përfshijë pagesën deri në...

Çfarë parashikon marrëveshja e BE-së për kufirin e çmimit të naftës ruse?

(Skenderbeu.info)-Çfarë parashikon marrëveshja e BE-së për kufirin e çmimit...
Raporto