(Skenderbeu.info) Rusia zhvilloi stërvitje të mbrojtjes ajrore në Moskë.
Rusia raportohet se ka kryer stërvitje të mbrojtjes ajrore në rajonin e Moskës, ka raportuar Ministria ruse e Mbrojtjes.
Deklarata vjen pasi videot dhe fotografitë e sistemeve kundërajrore të montuara në Ministrinë e Mbrojtjes dhe baterive të tjera të instaluara në një park afër kryeqytetit janë shfaqur në rrjetet sociale prej disa ditësh. Duke sugjeruar një alarm nga autoritetet për sulme të mundshme nga ajri kundër Moskës.
Stërvitjet e mbrojtjes ajrore në rajonin e Moskës u kryen për të mbrojtur infrastrukturën e saj kritike në rast të “sulmeve ajrore” në sfondin e konfliktit me Ukrainën, tha ministria e mbrojtjes.
“U zhvilluan stërvitje në rajonin e Moskës, me personel nga brigada e raketave anti-ajrore të Qarkut Ushtarak Perëndimor, për të zmbrapsur sulmet ajrore kundër infrastrukturës së rëndësishme ushtarake, industriale dhe administrative”, thuhet në deklaratë.