(Skenderbeu.info)-Sot festa e Ujit të Bekuar, 7 të rinj hidhen në Osum

Dita e 6 Janarit, që simbolizon ditën e shenjtë të Ujit të Bekuar, në qytetin e Beratit përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët e krishterë. 6 Janari, e kremtja e Pagëzimit të Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht, ose e njohur në popull si dita e Ujit të Bekuar, për besimtarët beratas është një prej të kremteve më të mëdha të Kishës, nëpërmjet të cilës ata përkujtojnë pagëzimin e zotit të tyre, Jezu Krishtit, në ujërat e lumit Jordan, duke e pasqyruar këtë pagëzim të shenjtë çdo vit në ujërat e lumit Osum.
Ceremonia e kësaj dite të shenjtë, si çdo vit, edhe sot filloi herët në mëngjes në Kishën e Shën Dhimitrit, në qendër të qytetit, ku pasi u kryen të gjitha ritet fetare, At Johan Qako, me kryqin në dorë dhe nën goditjen e kambanave të Kishës, i’u drejtua lumit Osum, për të hedhur kryqin simbol të kësaj feste.
7 të rinj nga të gjitha lagjet e qytetit të Beratit, u hodhën në ujin e ftohtë të lumit për të pritur hedhjen e kryqit. Kryqi u kap nga 22-vjeçari Vasil Tapija, banues në lagjen “Goriricë” në Berat. Si çdo vit, për të riun që kap Kryqin e Ujit të Bekuar, Kisha dhe Mitropolia i dhurojnë në shenjë simbolike 150 mijë lekë (të vjetra). Më pas ai shkon me kryqin në dorë në çdo shtëpi të lagjeve: Goricë, Mangalem e Kala, banorët e të cilave “dorovisin” kryqin e bekuar që mban në dorë i riu. I riu Vasil Tapija shprehet se është viti i katërt që hidhet në lum për kryqin dhe hera e parë që e kap. Ai shprehet se ndihet i lumtur dhe uron të gjithë besimtarët në këtë ditë të bekuar.
Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Mon
26 °
Tue
28 °
Wed
23 °
Thu
26 °
Fri
21 °

Lajmet e fundit

Sherr mes bandave në Itali, plagosen me thikë tre shqiptarë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ngjarja mes bandave rivale, shqiptare dhe afrikane.

Sherr mes bandave në Itali, plagosen me thikë tre shqiptarë, njëri prej tyre në...

0
(Skenderbeu.info)-Sherr mes bandave në Itali, plagosen me thikë tre shqiptarë, njëri prej tyre në...

Zbulohet shkaku i përplasjes së trenit në Indi, ku humbën jetën mbi 300 persona

0
(Skenderbeu.info)-Zbulohet shkaku i përplasjes së trenit në Indi, ku humbën jetën mbi 300 persona Përplasja...

Fantastik Verstappen, fiton edhe Çmimin e Madh të Spanjës

0
(Skenderbeu.info)-Fantastik Verstappen, fiton edhe Çmimin e Madh të Spanjës Max Verstappen nuk fal në Formula...
Si ta transformoni në shpejtësi gërshetin, gjithmonë ekzistojnë mënyra se si ta transformoni në mënyrën më të shpejtë dhe në çast ta bëni interesant

Si ta transformoni në shpejtësi gërshetin

0
(Skenderbeu.info)-Si ta transformoni në shpejtësi gërshetin Pa marrë parasysh a preferoni gërshet (bisht) të shkurtër...

Tortë e akullt greke: Ëmbëlsirë mediterane nr. 1 për të gjitha stinët e vitit!

0
(Skenderbeu.info)-Tortë e akullt greke: Ëmbëlsirë mediterane nr. 1 për të gjitha stinët e vitit! Kjo...
A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? Pas thyerjes së 23 rekordeve, shumë po pyesin nëse Nevera më në fund do të vizitojë një nga pistat

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri?

0
(Skenderbeu.info)-A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? Pas thyerjes së 23 rekordeve,...

Lajme të tjera
NGJASHME

Aksident në Mat, makina del nga rruga dhe bie në greminë, plagosen dy turistët francezë

(Skenderbeu.info)-Aksident në Mat, makina del nga rruga dhe bie...

Rama vlerësohet si Qytetar Nderi i “Vaccarizzo Albanese”

(Skenderbeu.info)-Rama vlerësohet si Qytetar Nderi i “Vaccarizzo Albanese” Kryeministri Edi...

Shpërthen në flakë makina para Bashkisë së Durrësit

(Skenderbeu.info)-Shpërthen në flakë makina para Bashkisë së Durrësit Një makinë...

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në Turqi dhe Shqipëri

(Skenderbeu.info)-Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në Turqi dhe...

Studimi mbi ndotjen e liqenit të Shkodrës

(Skenderbeu.info)-Studimi mbi ndotjen e liqenit të Shkodrës Ekspertë nga Shqipëria...

Maji shton turistët në Kalanë e Gjirokastrës

(Skenderbeu.info)-Maji shton turistët në Kalanë e Gjirokastrës Muaji maj shënoi...

KQZ u jep mandatet e kryetarëve 6 kryebashkiakëve

(Skenderbeu.info)-KQZ u jep mandatet e kryetarëve 6 kryebashkiakëve Ditën e...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës

(Skenderbeu.info)-Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije...
Raporto