Prej kohesh qarkullonin fjalë se të duhet një mik për të gjetur një vend të lira në varrezat e Tufinës. Për familjen që kishte një fatkeqësi nuk mjafton që një person i dashur ka ndërruar jetë por duhet të kapësh miq dhe të japësh lek për të siguruar një parcelë. Në të kundërt ndodh që ngelesh dhe po u varrosur.
Në të shumtën e rasteve ndërmjetësin e kryen agjencia e funeralit, ose vetë familja nëse shikon që gjendja e një të afërmi nuk ka shpëtim. Me shtimin e numrit të popullsisë së Tiranës është shtuar dhe ankthi se ku do varrosën njerëzit. Shumë prej tyre kanë dhënë lek dhe kanë prenotuar parcelën e varrit.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha janë përgjimet e marra nga bisedat mes drejtorit të varrezave të Tufinës, Eljodor Ndini dhe personave të tjerë që kanë bashkëpunuar me të.
Punonjësi i Sektorit të Varrezave Tufinë, Gazment Daja kërkon lekët nga A. M. për t’ia dhënë drejtorit. Provat e siguruara për Ndinin janë bisedat që ka bërë në whattsap me shtetasin Albani Tufinë, i cili është vënë në dijeni për një gropë varri të hapur nga inxhinieri dhe ka marrë lekë për këtë gropë varri.