(Skenderbeu.info) Skandal: Albwings fluturon për në Tiranë, por pasagjerët mbetën në këmbë në Firence
Pasagjeri ka paguar një tjetër biletë 👇, pasi kompania Albawings e ngriti avionin në fluturim 1 orë më përpara, duke e lënë pasagjerin me valixhe në dorë në aeroport.

Rradhët e gjata në aeroporte tashmë nuk përbejnë një risi. Të shumtë janë pasagjerët që iu shtyhet orari i fluturimit, disave iu anulohet, disa të tjerë presin për në gate për defekte teknike, e në këtë mënyrë aeroportet janë gjithmonë të mbipopulluara. Në Shqipëri, ku vetëm aeroporti ‘Nënë Tereza’ në Rinas punon me kapacitet të plotë, dhe pak fluturime kryhen nga Kukësi, vihet re një neglizhencë e linjave ajrore, si shqiptare dhe të huaja me udhëtarin vendas.
Të shumtë janë rastet kur pasagjerët që vijnë ose kthehen nga Rinasi presin me orë të tëra për shkak të vonesave të pa lajmëruara. Kjo situatë shumë stresuese, sidomos për familjet me të moshuar ose fëmijë të vegjël, shpesh herë është denoncuar edhe nga Skenderbeu.info. Qytetarët të shumë na dërgojnë në numrin e kontaktit biletat e tyre dhe na tregojnë më pas sesa shumë orë i është dashur të presin, pa qene të lajmëruar për ndryshimin e orarit.
Këtë herë në redaksinë tonë ka ardhur një ankesë për kompaninë ajrore lowcost Albawings, në fluturimin numër 268 nga Firence në Tiranë në datë 8 shtator 2022. Ky fluturim duhet të nisej në orën 10:39 am nga Firence dhe të arrinte në orën 12:00 në Tiranë. Albawings e ka ngritur avionin 1 orë me herët për në Tiranë. Kompania i ka lajmëruar shumë vonë pasagjerët për ndryshimin e orareve. Theksohet se jo të gjithë personat që kanë rezervuar këtë udhëtim jetojnë afër me aeroportin. Shumë prej tyre iu duhet më shumë se një orë për të arritur. Ose marrim rastin e turistëve që vizitojnë atraksionet e Toskanës dhe iu duhet të nisen 2 a tre orë më parë. Një lajmërim i tillë, i momentit të fundit, nga një kompani si Albawings që prej vitesh operon në Firence, konsiderohet papërgjegjshmëri. Një pjesë e udhëtarëve të cilët duhet të niseshim për në Tiranë për shkak të organizmit të punëve të tyre iu është dashur të presin një bilet tjetër, duke shpenzuar dy-fish. Kjo situatë ka krijuar stres dhe konfuzion në aktivitete e programuara të pasagjerëve.

albawings
Sic mund ta shihni në biletat e publikuara👆👇 , pasagjeri i cili ka kontaktuar me redaksinë tonë, është detyruar të shpenzojë dy-fish për shkak se ka prerë një biletë tjetër për tu nisur po në atë datë, për shkak të takimeve të punës që duhet të kryente. Jo vetëm që ka shpenzuar dy-fish por prapëseprapë nuk ka arritur të mbyll të gjitha takimet e organizuara të axhende për shkak të zhvendosjes së orareve.
Sipas rregullores, çdo linjë ajrore duhet në ketë në ambientet e aeroportit një supervizor tek i cili udhëtaret të adreson për të gjithë pyetjet, keqkuptimet ose sqarimet e nevojshme nga një person kompetent i autorizuar. Në rastin e Albawings një personel i tillë mungon në aeroportin e Firences. Për me tepër numri i kontaktit zyrat të website është i padisponueshëm.
Ka ardhur koha që shkelje të tilla të bëhen publike. Gjithkush nga ne duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. Në rast se një pasagjer është më vonës, avioni nuk e pret atë. Ndërsa në rastin kur avioni niset më herët, si duhet të sillen pasagjerët?! Kush mban përgjegjësi për kohën dhe paratë e shpenzuara dy-fish?
Për të mësuar më shume rreth të drejtave tona, jeni të lutur të lexoni pranë Autoritetit Kombëtar të Drejtave të Konsumatorit dhe të informoheni mbi detyrimet e kompanive në rast të shkeljes së të drejtave të pasagjerit.
Nëse keni raste të tilla ose të ngjashme, jeni të lutur të kontaktoni me redaksinë tonë që situata të tilla të mos përsëriten dhe kompanitë të behën me të përgjegjshme.