(Skenderbeu.info)-Situata në Veri / NATO “ultimatum” Kosovës
NATO ka reaguar në lidhje me aksionin policor të zhvilluar një ditë më parë në Veri të Kosovës.
Aleanca ushtarake euroatlantike ka kërkuar me patjetër uljen e tensioneve si dhe u ka bërë thirrje palëve të zgjidhin situatën përmes dialogut.
“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi në Twitter, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.