fbpx

“Siguria kibernetike, përgjegjësi sovrane e RSH”!

(Skenderbeu.info)-“Siguria kibernetike, përgjegjësi sovrane e RSH”!

përgjigje të interesimit të disa mediave rreth reagimit të Tiranës zyrtare mbas sulmit kibernetik të Iranit ndaj sistemeve dixhitale të Republikës së Shqipërisë.

Në vijim gjeni një përmbledhje strategjike: Para së gjithash, përtej dhe përfshi rastin konkret, ku sistemet dixhitale të një shteti (R.SH) u sulmuan nga një shtet tjetër (Irani), po paraqes një opinion të zgjeruar PSE (?) vendet kanë jo vetëm përgjegjësinë, por janë edhe në të drejtën sovrane për të reaguar ndaj sulmeve kibernetike?

Së pari, kryesisht mbas viteve 2000, kërcënimet kibernetike janë të konsideruara në toplistën e rreziqeve asimetrike ndaj stabilitetit, për rrjedhojë edhe ndaj sovranitetit kushtetues të çdo vendi më vete, ndaj Aleancës Transatlantike (NATO) dhe jo vetëm.

Mbas Samitit të Çikagos 2012, NATO ka bërë përpjekje për t’i konsideruar kërcënimet kibernetike si pjesë të artikullit 5, ose si përgjegjësi e mbrojtjes kolektive. Ndërkohë, ajo ka zhvilluar projekte, kapacitete dhe aktualisht zotëron aftësi operacionale për mbrojtjen kibermetike “vetëm të sistemeve dixhitale të NATO-s”, qofshin ato të instaluara në Bruksel, në instalimet e kohës së paqes apo në 30 vendet anëtare (përfshi në R.SH)!

Si dëshmitar/ekspert teknik i këtyre përpjekjeve, e përsëris se përfshirja e kërcënimeve kibernetike brenda “Ombrellës së përgjegjësive të NATO-s” (artikulli 5), do të transformonte nga themelet Marrëveshjen e Washintonit (1949) si dhe përballjen e Aleancës me kërcënimet e gjeneratës së shekullit 21/22.

Ndërsa “dështimi” i kësaj përpjekje (nëse do e quanim kështu), ndërlidhet jo vetëm me barrën e jashtëzakonshme financiare (Triliona Dollarë) të sistemeve të mbrojtjes nga sulmet kibernetike, por edhe me konkurrencën mes USA, UK, Gjermanisë, Francës, etj. për prokurimet e sistemeve nga industritë ushtarake respektive si dhe me traditën hezituese të Agjencive të Inteligjencës për të ndarë informacione me peshë, gjeopolitike dhe strategjike njëherësh.

Gjithsesi, do ishte shumë mirë sa më herët, por shpresoj nuk do jetë shumë vonë, pasi përfshirja e kërcënimeve kibernetike brenda artikullit 5 të NATOs do të imponohet nga dinamika e lartë e ndryshimit të gravitetit të kërcenimeve në mjedisin e “erës së re të sigurisë”! Sigurisht NATO, do duhet të mbështesë vendet anëtare me mesazhe solidatiteti dhe asistencë teknike, si në rastin e sulmit kibernetik të Iranit ndaj RSh, kur Sekretari Stoltenberg, i konfirmoi mbështetjen e saj.

E lexuar nga konteksti i sipërpërmendur, besoj del edhe më e qartë që çdo vend i NATO-s, ka përgjegjësinë dhe të drejtën sovrane për të zhvilluar strategji, programe, kapacitete, infrastruktura dhe rregulla angazhimi për mbrojtjen e vendit nga kërcënimet kibernetike. Por, më duhet ta bëj të qartë se ndërtimi i kapaciteteve për mbrojtjen kibernetike është një ndërmarrje shumë e vështirë dhe me kosto pothuaj të pamundur për t’u përballuar jo vetëm nga vendet e vogla të ngjashme me vendin tonë.

Po ashtu, përfitoj nga ky rast, për t’ju përgjigjur një shqetësimi publik në 10 vitet e fundit (nga kur Qeveria Berisha në marrëveshje me USA, pranoi valën e parë të opozitarëve Iranian: ‘në rast se regjimi i Iranit do guxonte të komplotonte sulme terroriste kundër Muxhahedinëve (MEK) të akomoduar në territorin e RS.Pa asnjë mëdyshje (ashtu si rasti i 11 shtatorit në kullat binjake) do të konsiderohej/t sulm ndaj sovranitetit të RSH dhe çdo vendi të NATO, dhe nëse kështu do të merrte përgjigjen shpaguese nga fuqia ushtarake e Aleancës Transatlantike (NATO/SHBA).

Së dyti, prandaj në rastin konkret, gjykoj se mbështetur në të drejtën sovrane, Tirana Zyrtare vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin si kundërpërgjigje proporcionale ndaj sulmit kibernetik të kryer në muajin korrik ndaj infrastrukturave dixhitale të RSH.

Përtej definicioneve të kujdesshme diplomatike, nga ana e sigurisë strategjike: “një sulm kibernetik (në këtë rast i provuar edhe nga agjencitë prestigjioze të inteligjencës), përbën mbi të gjitha kërcenim serioz ndaj stabilitetit dhe Sigurisë Kombëtare të një vendi sovran”, në këtë rast ndaj RSH. Nuk besoj se as udhëheqësit, strategët apo diplomatët e regjimit të Iranit të kenë kundërshtime thelbësore ndaj këtij përcaktimi të gjithëpranuar botërisht?!

Parë kështu, reagimin e ”fortë”, për këdo që do ta quajë kështu të Qeverisë R.Sh për ta larguar brenda 24 orëve prezencën diplomatike të Iranit nga Tirana, e gjej jo vetëm të legjitimuar brenda kornizës kushtetuese të RSH, por edhe të drejtë sovrane, të mirëpeshuar si dhe të koordinuar në raport me parimet e integritetit të çdo vendi të NATO-s dhe jo vetëm.

Së treti, sigurisht nuk ka vend fare as për politizimin, as për triumfalizëm delirant (si në rastin e spiunazhit rus për depot e braktisura të Gramshit) as për kapitalizmin e suksesit dhe lëvdata ndaj qeverisë. Pasi në rastin më të mirë institucionet përgjegjëse kanë përmbushur detyrën kushtetuese ndaj stabilitetit, sovranitetit, sigurisë dhe interesave kombëtare.

E thënë më drejtpërdrejt, edhe pse si ekspert i mirëkuptoj shumë mirë vështirësitë deri në pamundësi për të parandaluar me garanci 100 % rreziqet kibernetike. Qeveria dhe Institucionet përgjegjëse, në bashkëpunim me ato homologe të SHBA, Izraelit apo ndonjë vendi tjetër, (si parandalimi i sulmit terrorist në stadiumin e Shkodrës) do të duartrokiteshin me meritë nga shqiptarët nëse do ta kishin parandaluar në kohë këtë sulm.

Nga ana tjetër, mendoj se duhet nënvizuar jo vetëm për komunitetin e sigurisë, se duke iu bashkuar me kurajë programeve të SHBA në betejën kundër regjimit të Iranit (duke strehuar oponentët e regjimit të Iranit), akt që në fakt nuk e ka bërë as Franca, as Gjermania, as Suedia, etj. Prandaj është fare e thjeshtë që bashkë me përfitimet nga statusi i aleatit të privilegjuar, strategjik siç e vetëquajnë pushtetarët e radhës). Shqipëria ka marrë mbi vete edhe peshën e rreziqeve nga regjimi i Iranit.

E parë nga ky këndvështrim, mendoj se SHBA e ka përmbushur “detyrimin”. Duke e kompensuar Shqipërinë e vogël në raport me peshën e madhe të kërcënimeve që ka marrë duke ju bashkuar interesave gjeopolitike në luftën kundër regjimit Iranit, Irakut, dhe në çdo rast tjetër të ngjashëm. Për më konkretisht, përveç qëndrimeve diplomatike, SHBA e ka mbështetur RSH për projektin e mbrojtjes kibernetike me asistencë teknike, ekspertizë etj.Por edhe me sisteme, trajnime dhe financime duke e vendosur në krye të listës së bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

Së katërti, përtej modestisë së tepruar, nuk bashkohem aspak as me privatizimin politik të gjithëpushteteve, as me (mavro) administratorët e emëruar me zvarritje në krye të institucioneve të larta shtetërore dhe as me delikuencën e mjero-opozitarëve të bravave, vulave dhe procedurave; as me përrallat egocentrike të Batonëve të pushtetit dhe teoritë konspirative të Haxhiqamilëve modernë, si dhe as me opinionistët e gjithëditur, por të mirëpaguar nga oligarkët trudhjamosur.

Ajo që dua të shtoj nga kapaciteti i ekspertit për të peshuar rreziqet ndaj sovranitetit dhe interesave kombëtare, është që faktorët politikë, për më keq ato shtetërorë, nuk do duhet kurrsesi të demonstrojnë protagonizëm. Të tipit të udhëheqësve të internacionalizmit botëror në luftën ndaj regjimeve që gjithsesi kanë peshë dhe mundësi të konsiderueshme për të kërcënuar. Apo qoftë edhe dëmtuar interesat e vendit tonë jo vetëm në planin e sigurisë kibernetike, por dhe më gjerë.

Së pesti, në dijeninë time të kujdesshme, 10 vitet e fundit, Shqipëria ka bërë përpjekje serioze, e finalizuar me “Marrëveshjen për Sigurinë Dixhitale”, e nënshkruar në janar 2022 me Kompaninë elitare, JC Jones Cybersecurity, që drejtohet nga gjenerali i mirënjohur James Jones, ish-Komandant i NATO-s, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare gjatë Presidencës Obama etj.

Gjithësi gjykoj se mbetet emergjente dhe rekomandoj që edhe mësimet e nxjerra nga ky rast të shërbejnë si një kambanë e fortë alarmi, për të zhvilluar strategji aplikative (jo letra inventar/dekor për zyrat e shtetarëve të radhës); modernizuar sistemet, aftësitë mbrojtëse, si dhe kulturën e bashkëpunimit mes institucioneve dhe strukturave përgjegjëse ndaj kërcënimeve kibernetike dhe jo vetëm.

Në shtesë, përfitoj nga rasti, që ashtu si në 10 vitet e fundit, të rirekomandoj edhe më fort Autoritetet Shtetërore në Tiranë dhe Prishtinë . Brenda Platformës: “dy shtete sovrane, një komb i vetëm”, do të duhet të jetësohet si një projekt shembullor i përbashkët për mbrojtjen kibernetike mes RSH dhe asaj Kosovës (për më tepër se ky projekt është jashtë kornizës së artikullit 5 të NATO-s).

*Gjeneral  Piro AHMETAJ

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

Vipat kundër vendimit të SH.B.A-së për abortin

Aborti në Arizona kthim pas në 1864.

0
(Skenderbeu.info)  Aborti në Arizona kthim pas në 1864. Deri në këtë vit në Shetet e Bashkuara aborti ka qënë i paligjshëm. Një gjykatës i...
Jannik Sinner

Jannik Sinner në Sofje

0
(Skenderbeu.info)-Jannik Sinner në Sofje, i sapo kthyer në top 10-shen e botës, po ndjek treshen në ATP 250 në Sofje. Një turne që e ka fituar...
Torino

Torino: rinovimi i Sasha Lukiç

0
(Skenderbeu.info)-Torino: rinovimi i Sasha Lukiç ne javet e fundit Pas polemikave në fillim të sezonit, Sasha Lukic dhe Torino janë afruar sërish. Dhe bisedimet për...

Probleme në disa qytete nga rreshjet e dendura

0
(Skenderbeu.info)-Probleme në disa qytete dhe përmbytje nga rreshjet e dendura Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme dhe përmbytje në disa zona të Shqipërisë. Në Dibër, ka...
Kleb Basket Ferrara

Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri

0
(Skenderbeu.info)-Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri Marco Miozzi është presidenti i ri Kleb Basket Ferrara ka njoftuar qe nga dita e djeshme se...
F1, Red Bull

F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor

0
(Skenderbeu.info)-F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor Rekordi i Red Bull daton në 2013 (13 GP të fituara) Fundjava përmban Çmimin e Madh të...

Lajme të tjera
NGJASHME

Putin,kërcënimet e tij të mëparshme ishin të kota duke thënë se “ky nuk është një bllof”

(Skenderbeu.info)Putin,kërcënimet e tij të mëparshme ishin të kota duke...

Parimet themelore të OKB-se nën kërcënim

(Skenderbeu.info)-Parimet themelore të OKB-se nën kërcënim.“Bota jonë është në...

Putin i lumtur të rrezikojë luftën bërthamore për të shmangur humbjen?

(Skenderbeu.info)-Vladimir Putin i lumtur të rrezikojë luftën bërthamore për...

Në luftën për opinionin global, Kina po fiton

(Skenderbeu.info)-Në luftën për opinionin global, Kina po fiton Këto ditë,...

Asetet Kripto po arrijne kulmin

(Skenderbeu.info)-Asetet Kripto po arrijne kulmin.Analizimi i aseteve të kriptove...

Dimri në Ukrainë po afrohet shpejt

(Skenderbeu.info)-Dimri në Ukrainë po afrohet shpejt .Cfarë vjen më...

Putini shkon drejt humbjes

(Skenderbeu.info)-Putini shkon drejt humbjes në Ukrainë. Pyetja e vetme...

Çfarë konsiderohen krime lufte, në të vërtetë?

(Skenderbeu.info)-Çfarë konsiderohen krime lufte, në të vërtetë? Ndërsa pushtimi rus...
Raporto