(Skenderbeu.info)-Si u masakrua me thikë 40-vjeçari ne mes të ditës në Bllok

Një 40-vjeçar është masakruar me thika në mes të ditës, në mes të Tiranës dhe vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një bar të njohur të ish-Bllokut, ndërkohë që i plagosuri është dërguar me pak shenja jete në spitalin e Traumës.
Pas me shumë se tri ditëve nga ngjarja, familjarët u janë drejtuar mediave për të bërë publike ngjarjen, ndërkohë që policia për shkak të hetimeve ka vendosur të mos e publikojë atë ngjarje të rëndë. Autorët, dy të rinjtë, kanë ikur në drejtim të paditur thotë policia por ata janë identifikuar. Në fakt në ambientet e brendshme dhe të jashtme të lokalit ka pasur kamera dhe dëshmitarë të shumtë, por ende jo vetëm nuk janë kapur, po madje edhe nuk janë lokalizuar me vendndodhje.
Pas publikimit në media ka reaguar ditën e djeshme edhe Policia e kryeqytetit, e cila ka shpjeguar arsyen se përse është mbajtur i fshehur akti i rëndë, ndërkohë që po nga Policia është mësuar se i plagosuri është një person me precedent të mëparshëm kriminal dhe ai rezulton i dënuar në Itali për trafik prostitucioni. Dy të kërkuarit, sipas Policisë, janë dy 27-vjeçarë, të cilët njihen në Tiranë nga Policia si përdorues të lëndëve narkotike. Policia në njoftimin e saj nuk jep të dhëna të tjera që lidhen me motivin e krimit, por bën me dije se po punon fort për t’i sjellë në pranga autorët.
Policia ka reaguar zyrtarisht për plagosjen e Eder Dorzit në një lokal në ish-Bllok në Tiranë ditën e shtunë. Sipas Policisë, ngjarja nuk është bërë publike për arsye hetimi me qëllim identifikimin e autorëve. Maren Hoxha, 27 vjeç, dhe Heridon Hasa, po 27 vjeç, janë dy personat e tjerë që janë shpallur në kërkim nga Policia dhe deri tani nuk janë lokalizuar. “Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën ‘Vaso Pasha’, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike.
Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

 

Tirana
scattered clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
58 %
5.1kmh
40 %
Thu
11 °
Fri
11 °
Sat
10 °
Sun
7 °
Mon
7 °

Lajmet e fundit

droge

Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona Njësitë e Marinës Kolumbiane sekuestruan më shumë se...
droge ne kakao

Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos

0
(Skenderbeu.info)-Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos Guardia Civil dhe Agjencia e...
droge ne banane

Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane Droga ishte fshehur në rimorkio të...
Një ton hashash

Një ton hashash u kap brenda Marokut

0
(Skenderbeu.info)-Një ton hashash u kap brenda Marokut Anëtarët e Drejtorisë së Përgjithshme Marokene të Sigurisë...
Droga

Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën Një kontroll rrugor i kryer...
shkaterrimi i laboratorit

Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi

0
(Skenderbeu.info)-Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi Autoritetet boliviane shkatërruan dy laboratorë të prodhimit të drogës...

Lajme të tjera
NGJASHME

Berisha mbledh sot Kryesinë për protestën e opozitës

(Skenderbeu.info)-Berisha mbledh sot Kryesinë për protestën e opozitës“Tirana do...

Plas sherri mes policëve në Tiranë,i drejtojnë armët e shërbimit njëri-tjetrit

(Skenderbeu.info)-Plas sherri mes policëve në Tiranë,i drejtojnë armët e...

Vlorë/ Gjendet i vdekur në një kanal 51-vjeçari nga Kukësi

(Skenderbeu.info)-Vlorë/ Gjendet i vdekur në një kanal 51-vjeçari nga...

Studimi, ERE: Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament

(Skenderbeu.info)-Studimi, ERE: Familjet në shtëpi private konsum tre herë...

Media amerikane i mëshon me forcë: Rama punon për kartelin Sinaloa

(Skenderbeu.info)-Media amerikane i mëshon me forcë: Rama punon për...

Doza kanabisi gati për treg, dy të arrestuar në Bulqizë

(Skenderbeu.info)-Doza kanabisi gati për treg, dy të arrestuar në...

Dhuna në shkolla, mbi 650 mësues i nënshtrohen vlerësimit psiko-social në Tiranë

(Skenderbeu.info)-Dhuna në shkolla, mbi 650 mësues i nënshtrohen vlerësimit...

Rama me dalje publike pas disa ditësh mungese: Më kapi flama gripale

(Skenderbeu.info)-Rama me dalje publike pas disa ditësh mungese: Më...
Raporto