Si ta mbani gripin larg vetes, tani që të gjithë janë me grip

(Skenderbeu.info)-Si ta mbani gripin larg vetes, tani që të gjithë janë me grip

Jemi zyrtarisht në sezon virusesh prandaj me cilindo takoheni sigurohuni të mbani “distancën e sigurisë”. Ndoshta është e pamundur “t’i shpëtojmë” virozave të stinës, por të paktën bëni përpjekjet tuaja.
Ku fshihen viruset
Gjatë periudhës së virozave, viruset mund të gjenden kudo. Në një zyrë gati çdo gjë mund të jetë e infektuar, nga telefonat deri tek dorezat e dyerve. Vetëm rruga nga shtëpia në punë dhe anasjelltas mund të jetë një fushë e minuar me mikrobe. Doreza dyersh, butona ashensorësh, hekura autobuzash, etj. Këtu madje rreziku është më i madh sepse numri i personave që i prekin këto objekte shumëfishohet. Po ashtu edhe mikrobet.
Mënyra për të parandaluar gripin
Fatmirësisht mund të praktikoni disa veprime për të parandaluar gripin. Fillimisht, mbani një higjenë të mirë. Lani duart, përdorni disinfektant nëse keni, dhe sigurohuni se i keni duart e lara përpara se të hani. Gjithashtu mundohuni të mos fërkoni sytë dhe të mos i fusni duart në gojë.
-Mbani distancë nga ata që janë të sëmurë.
Kur dikush duket qartësisht se është i sëmurë, përpiquni që të qëndroni sa më shumë larg tyre kur tështijnë ose kolliten. Gjithashtu mundohuni të shmangni turmat e mëdha për të ulur ekspozimin ndaj mikrobeve.
-Jini të kujdesshëm në palestër.
Mundohuni të fshini me disinfektues duarsh pajisjet me të cilat do të stërviteni. Dhe mos harroni t’i lani duart përpara se të prekni fytyrën.
-Qëndroni në shtëpi kur jeni sëmurë
Të gjithë duam që miqtë dhe kolegët të qëndrojnë në shtëpi kur janë të sëmurë. Kjo vlen edhe për ne vetë kur jemi të sëmurë. Në qoftë se qëndrojmë në shtëpi, jo vetëm nuk infektojmë të tjerët, por shërohemi edhe më shpejt.
-Bëni një vaksinë kundër gripit.
Kjo është mjaft e rëndësishme. Vaksina ju mbron juve, po ashtu dhe ata pranë jush, sidomos ata më delikatë si bebet, të moshuarit ose ata që kanë probleme me sistemin imunitar.
Tirana
scattered clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
58 %
5.1kmh
40 %
Thu
11 °
Fri
11 °
Sat
10 °
Sun
7 °
Mon
7 °

Lajmet e fundit

droge

Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona Njësitë e Marinës Kolumbiane sekuestruan më shumë se...
droge ne kakao

Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos

0
(Skenderbeu.info)-Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos Guardia Civil dhe Agjencia e...
droge ne banane

Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane Droga ishte fshehur në rimorkio të...
Një ton hashash

Një ton hashash u kap brenda Marokut

0
(Skenderbeu.info)-Një ton hashash u kap brenda Marokut Anëtarët e Drejtorisë së Përgjithshme Marokene të Sigurisë...
Droga

Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën Një kontroll rrugor i kryer...
shkaterrimi i laboratorit

Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi

0
(Skenderbeu.info)-Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi Autoritetet boliviane shkatërruan dy laboratorë të prodhimit të drogës...

Lajme të tjera
NGJASHME

A ndiheni sikur po bini kur ju zë gjumi? Ekspertët shpjegojnë përse ndodh kjo

(Skenderbeu.info)-A ndiheni sikur po bini kur ju zë gjumi?...

Kjo është bima që ngadalëson plakjen e qelizave

(Skenderbeu.info)-Kjo është bima që ngadalëson plakjen e qelizave Një substancë...

Dhuna në shkolla, mbi 650 mësues i nënshtrohen vlerësimit psiko-social në Tiranë

(Skenderbeu.info)-Dhuna në shkolla, mbi 650 mësues i nënshtrohen vlerësimit...

Gjashtë arsye të mundshme pse menstruacionet janë vonuar dhe nuk është shtatzëni

(Skenderbeu.info)-Gjashtë arsye të mundshme pse menstruacionet janë vonuar dhe...

Përfitimet shëndetësore të rozmarinës

(Skenderbeu.info)-Përfitimet shëndetësore të rozmarinës. Rozmarina (Rosmarinus officinalis) është një...

Si ndikon proshuta në shëndet

(Skenderbeu.info)-Si ndikon proshuta në shëndet Dikur, proshuta u hoq padrejtësisht...

Po shtohen rastet me kancer të qafës së mitrës

(Skenderbeu.info)-Po shtohen rastet me kancer të qafës së mitrës Kanceri...

Sallata virale me karota balancon hormonet! Sa e vërtetë është kjo?

(Skenderbeu.info)-Sallata virale me karota balancon hormonet! Sa e vërtetë...
Raporto