(Skenderbeu.info)-“Mercedez Benz” bie nga “froni”, shqiptarët preferojnë “Volkswagen”
Instituti i Statistikave me të dhënat e fundit të publikuara tregon se “Volkswagen” është bërë makina më e preferuar e shqiptarëve. Kjo markë po blihet gjithmonë e më shumë, duke lënë pas “Mercedez Benz”-in.
Vetëm në 3 muajt e parë të vitin 2023, në Shqipëri janë regjistruar 14.460 mjete të reja që u përkasin 276 markave.
Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve të reja rrugore me 20,4%, e ndjekur nga marka “Mercedez Benz” me 16,3%.
Kryeqyteti mban vendin e parë për numrin e mjeteve të reja të regjistruara në 3 muajt e parë të vitit, pasuar nga Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Shkodra.
Por më pak mjetë të reja janë regjistruar në Dibër, Gjirokastër dhe Kukës.
Në kategorinë e mjeteve të reja rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej e zënë “Autoveturat” (83,5%) dhe “Motor” zënë (6,8%).