(Skenderbeu.info)-Sejko: Shqipëria me inflacionin më të ulët në rajon

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko me ftesë të Guvernatorit të Bankës Kombëtare të Austrisë, z. Robert Holzmann, mori pjesë në konferencën për integrimin ekonomik evropian 2022. Me temë “Politika ekonomike dhe monetare në kushtet e luftës – implikimet për vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore”. Të mbajtur në Vjenë, Austri. Në konferencë merrnin pjesë përfaqësues nga bankat qendrore të vendeve të EQLJ-së, institucionet financiare ndërkombëtare, ekspertë, akademikë etj.
Qëllimi i kësaj konference ishte analizimi i ndikimit të krizave të njëpasnjëshme si lufta në Ukrainë. Efektet e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimet klimatike, në ekonomitë e vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore.
Guvernatori Sejko ishte i ftuar në këtë konferencë si folës në panelin me temë “Këndvështrimi i bankierëve qendrorë lidhur me politikën monetare në këtë periudhë ndryshimesh”. Në të cilin u diskutuan: sfidat me të cilat përballet ekonomia botërore nga rritja e çmimeve dhe e pasigurisë. Roli i politikës monetare dhe politikave fiskale e financiare në stabilizimin e situatës. Analizimi i rreziqeve potenciale mbi aktivitetin ekonomik dhe stabilitetin financiar etj.
 Ai theksoi se ashtu si vendet e tjera, edhe Shqipëria po ndikohet nga inflacioni i lartë, i cili shënoi nivelin 8.3% në muajin tetor. Megjithatë ky nivel është një nga normat më të ulëta të inflacionit në rajon. Ndërkohë që pjesa tjetër e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka një normë mesatare inflacioni prej gati 16%.
Lidhur me këtë, Guvernatori Sejko nënvizoi se ndryshe nga shumica e vendeve të tjera në rajon, kursi nominal i këmbimit në Shqipëri ka vazhduar të mbiçmohet, duke zbutur transmetimin e goditjeve të çmimeve të jashtme në ekonominë e vendit. Monedha jonë, leku, është mbiçmuar mesatarisht me 2.5% kundrejt euros gjatë vitit 2022, për shkak të të ardhurave të forta nga turizmi, IHD-ve të larta dhe primeve të qëndrueshme të rrezikut në tregjet tona financiare vendase. Kjo sjellje është përforcuar më tej nga një konvergjencë e ciklit të politikës sonë monetare me atë të Eurozonës. Paralelisht me të, çmimi i rregulluar i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në Shqipëri ka ndihmuar në absorbimin e presioneve të huaja.
Përballë presioneve të forta dhe të qëndrueshme inflacioniste, Guvernatori Sejko nënvizoi se politika monetare duhet të orientohet drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, si një parakusht për stabilitetin financiar dhe për rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit në afatin e gjatë. Në këto rrethana, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një proces gradual normalizimi të politikës monetare. Duke treguar kujdes që shpejtësia e këtij normalizimi të sigurojë kthimin e inflacionit në objektiv në një periudhë të arsyeshme kohore. Dhe me kosto sa më të ulëta për aktivitetin ekonomik. Guvernatori vuri në dukje se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet dhe se stabiliteti financiar i vendit do të mbetet i pacenuar.
Megjithatë, Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të mbetet e vëmendshme ndaj çdo rreziku potencial mbi stabilitetin financiar, duke synuar marrjen në kohë të masave të nevojshme për garantimin e tij. Eksperienca e gjerë që Banka e Shqipërisë ka krijuar në administrimin e goditjeve në të shkuarën ofron një siguri më shumë për sektorin bankar dhe për vetë ekonominë shqiptare.
Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
1.5kmh
40 %
Tue
16 °
Wed
16 °
Thu
17 °
Fri
17 °
Sat
17 °

Lajmet e fundit

Protestuesit me sloganet e para.

Protestuesit me sloganet e para

0
(Skenderbeu.info)-Protestuesit me sloganet e para Ka nisur grumbullimi i protestuesve në urën e madhe në...
Destinacione

Putini dëbon 100 mijë refugjatë ukrainas ne Siberi , Arktik dhe Lindjen e Largët

0
(Skenderbeu.info)-Putini dëbon 100 mijë refugjatë ukrainas ne Siberi , Arktik dhe Lindjen e Largët Vladimir...
Guardia di Finanza

“Pastronte” para per 28 vjet/Arrestohet 65 vjeçari

0
(Skenderbeu.info)-"Pastronte" para per 28 vjet/Arrestohet 65 vjeçari Për 28 vjet, një burrë i padyshimtë i...
Policia e Kroacise

Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...

0
(Skenderbeu.info)-Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...
Makina

Skenari i protestës së opozitës

0
(Skenderbeu.info)-Skenari i protestës së opozitës Partia Demokratike ka zbardhur skenarin që do të ndjekë për...
samit be bp

Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje

0
(Skenderbeu.info)-Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje konkrete Në Tiranë kete të marte ka nisur...

Lajme të tjera
NGJASHME

Shqiptarët “Frike” nga shtrenjtimi i energjisë, ndryshojnë nga prizat e deri te elektroshtëpiaket

(Skenderbeu.info)-Shqiptarët “Frike” nga shtrenjtimi i energjisë, ndryshojnë nga prizat...

Ndryshon udhëzimi i kontributeve/ Raporti mjekësor për barrëlindje do përfshijë pagesën deri në 1 muaj

(Skenderbeu.info)-Raporti mjekësor për barrëlindje do përfshijë pagesën deri në...

Çfarë parashikon marrëveshja e BE-së për kufirin e çmimit të naftës ruse?

(Skenderbeu.info)-Çfarë parashikon marrëveshja e BE-së për kufirin e çmimit...

Qeveria ul fondin e ndihmës ndersa varfëria ekstreme rritet

(Skenderbeu.info)-Qeveria ul fondin e ndihmës ndersa varfëria ekstreme rritet Fondet...

Parregullsi me prokurimet, vetëm 45% te investimeve kapitale te realizuara

(Skenderbeu.info)-Parregullsi me prokurimet, vetëm 45% te investimeve kapitale te...

Gjigantët e internetit, 36.3 miliardë taksa të papaguara në 3 vjet

(Skenderbeu.info)-Gjigantët e internetit, 36.3 miliardë taksa të papaguara në...

BE-ja nis revolucionin e riciklimit dhe ripërdorimit

(Skenderbeu.info)-BE-ja nis revolucionin e riciklimit dhe ripërdorimit Komisioni i BE-së...

Gjobë 25 mijë € Tatimeve per skandalin publikimit të pagave

(Skenderbeu.info)-Gjobë 25 mijë € Tatimeve per skandalin publikimit të...
Raporto