Shqipëria dhe Britania nisin marrëveshjen për transferimin e të burgosurve

(Skenderbeu.info)-Shqipëria dhe Britania nisin marrëveshjen për transferimin e të burgosurve

Shqipëria dhe Britania e Madhe do të fillojnë të zbatojnë marrëveshjen për transferimin e të burgosurve shqiptarë në Shqipëri.
200 të burgosur shqiptarë të cilët vuajnë dënimin në burgjet e Anglisë dhe Uellsit do të kthehen në Shqipëri brenda dy viteve dhe do të kryejnë pjesën e dënimit të mbetur në Shqipëri.
Ministria e Drejtësisë Angleze ka bërë me dije se do të jetë Britania ajo që do të paguajë kostot e të burgosurve përgjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve.
Ky vendim ka ardhur pasi ministri i Drejtësisë, Lord Ballamy KC tha në Parlament se burgjet janë tejmbushur dhe kapaciteti ka shkuar deri në 99%.
Ai tha se Qeveria është e shqetësuar për rritjen e numrit të burgosurve dhe se si ajo po i afrohet kufirit të saj të sipërm.
Ministria e Drejtësisë tha se marrëveshja e re do të “lirojë” hapësirën e burgjeve në Angli dhe Uells dhe do të dyfishojë numrin e shkelësve pa nënshtetësinë e Mbretërisë së Bashkuar të hequr çdo vit.
“I jam mirënjohës homologut tim shqiptar, Ulsi Manja, për përpjekjet e tij për të formuar partneritetin tonë në rritje për çështjet e drejtësisë. Publiku pret që kriminelët e huaj duhet të vuajnë dënimet e tyre jashtë shtetit, jo në burgjet tona në kurriz të taksapaguesve. Bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtarë është një pjesë thelbësore për ta bërë këtë të mundur”, tha Sekretari i Drejtësisë Alex Chalk.
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, mësohet t’i ketë thënë se kjo marrëveshje e re demonstron partneritetin e fortë midis qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj shqiptare.
“Dy vjet pasi u ratifikua marrëveshja për transferimin e të burgosurve nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri, ne kemi përfunduar një marrëveshje teknike nga e cila do të përfitojnë të dyja vendet.
Në thelbin e tij, çdo të dënuari shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar do t’i jepet mundësia për të vuajtur dënimin e mbetur në Shqipëri, pranë familjeve të tyre, ndërkohë që shtojmë përpjekjet tona për të siguruar modernizimin e sistemit penitenciar shqiptar”, tha ai.
Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
4.6kmh
20 %
Sun
24 °
Mon
25 °
Tue
24 °
Wed
25 °
Thu
26 °

Lajmet e fundit

Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

0
(Skenderbeu.info)-Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin! Pas njoftimeve se...

Katër ushqime për një zemër të shëndetshme

0
(Skenderbeu.info)-Katër ushqime për një zemër të shëndetshme Të ushqyerit është pjesa që luan rolin më...

Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...

0
(Skenderbeu.info)-Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...
Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Stoltenberg,ka zhvilluar një bisedë telefonike me Josep Borrell.

Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues

0
(Skenderbeu.info)-Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Sekretari i Përgjithshëm...
Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr, pasi janë pajtuar që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë të prodhimit amerikan, F-16.

Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr

0
(Skenderbeu.info)-Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr Kryediplomati rus paralajmëroi shtetet perëndimore se...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

0
(Skenderbeu.info)-Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha...

Lajme të tjera
NGJASHME

Katër ushqime për një zemër të shëndetshme

(Skenderbeu.info)-Katër ushqime për një zemër të shëndetshme Të ushqyerit është...

Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e fundit

(Skenderbeu.info)-Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është...

Sot, gara ndërkombëtare “Tiranathlon”/ Ja si do të devijohet qarkullimi në kryeqytet

(Skenderbeu.info)-Sot, gara ndërkombëtare “Tiranathlon”/ Ja si do të devijohet...

Nisja e sezonit turistik/ Policia bllokon skafin në Ksamil, gjobitet drejtuesi

(Skenderbeu.info)-Nisja e sezonit turistik/ Policia bllokon skafin në Ksamil,...

Shëngjini gati për të pritur turistët, më 3 qershor hapet zyrtarisht sezoni

(Skenderbeu.info)-Shëngjini gati për të pritur turistët, më 3 qershor...

Plagosën me armë 24-vjeçarin, shpallen në kërkim 4 të rinj në Kuçovë

(Skenderbeu.info)-Plagosën me armë 24-vjeçarin, shpallen në kërkim 4 të...

Parashikimi i motit për ditën e shtune, 27 maj 2023

(Skenderbeu.info)-Parashikimi i motit për ditën e shtune, 27 maj...

Rishikohet ligji i pronave në Shqipëri, synohet zgjidhje përfundimtare e problemeve

(Skenderbeu.info)-Rishikohet ligji i pronave në Shqipëri, synohet zgjidhje përfundimtare...
Raporto