Shqipëria 49% më shumë fatalitete se norma e BE nga aksidentet rrugore

(Skenderbeu.info)-Shqipëria 49% më shumë fatalitete se norma e BE nga aksidentet rrugore

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në vitin 2020 Shqipëria kishte 63.9 vdekje për 1 milion banorë nga aksidentet rrugore. Nga 43 që ishte mesatarja për vendet e Bashkimit Europian, sipas Eurostat.
Vendi ynë renditet i teti ndër 37 vende në Europë për numrin e vdekjeve nga aksidentet rrugore në raport me popullsinë. Të dhëna i përkasin vitit 2020 dhe janë rezultat i kryqëzimit të shifrave të Eurostat për bashkimin Europian, Instat dhe Transport Community Permanent Secretariat për rajonin.
Më pak aksidente në rajon gjatë 2020-ës janë regjistruar në Kosovë, me 43 humbje jete për milion banorë, po aq sa dhe norma mesatare e Bashkimit Europian. Respektimi i sinjalistikës rrugore nga drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, faktori njeri, fushatat ndërgjegjësuese. Dhe legjislacioni i ashpërsuar duket se kanë rezultuar pozitivë më mbrojte të jetës për shqiptarët e Kosovës.
Rajoni i pakujdesshëm në rrugë
Në vlerë absolute, numri i vdekjeve nga aksidentet gjatë 2020-s në Shqipëri ishte 181. Krahasuar me vitet e tjera, këto shifra janë tejet të reduktuara, si rrjedhojë e kufizimit të qarkullimit nga Covid-19.
Sipas të dhënave të INSTAT, 23% e të cilave ishin femra. Gjatë të njëjtit vit, u numëruan 1,234 aksidente rrugore gjithsej. Prej këtyre, në 85% të rasteve fajtorë kanë qenë drejtuesit e mjeteve dhe në 15% të rasteve fajtor kanë qenë këmbësorët.
Cilat janë shkaqet kryesore të aksidenteve në vend?
Avni Ponari, në një analizë të disa viteve më parë rendit nëntë shkaqe se përse ka kaq shumë aksidente në Shqipëri ndër të cilat përmendim. Drejtimin e mjetit pa praktikat e duhura, humbjen e reflekseve apo e kontrollit të mjetit, infrastruktura rrugore. Mjetet e tejpërdorura në rrugët e këqija, mungesa e sinjalistikës në rrugët hyrëse e dalëse, drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit. Përdorimi multifunksional i rrugëve të makinave duke kaluar në to kamionë, vetura, lopë e dele, biçikleta pa kriter, mungesa e mbrojtëseve të duhura anësore. Vendosja e gomave të përdorura nga drejtuesit e mjeteve, përdorimi i gomave të njëjta si në dimër ashtu dhe në verë dhe së fundmi mungesa e frikës ndaj ligji.
Letonia dhe Polonia rekord në Bashkimin Europian
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, rekordin për numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore. E ka shënuar Letonia dhe Polonia me përkatësisht 73 dhe 66 vdekje për 1 milion banorë atje, sipas Eurostat.
Normat më të larta të aksidenteve me vdekje janë regjistruar në zonat rurale. Në vende si: Belgjikë, Bullgari, Greqi dhe zonat periferike të Francës, Polonisë dhe Rumanisë.
E kundërta ka ndodhur me rajonet urbane, të cilat kanë raportuar një numër më të reduktuar të vdekjeve në rrugë. Arsyet sa më sipër lidhen ngushtësisht me shpejtësitë mesatare më të ulëta të lëvizjes se mjeteve në qytete. Qytetet europiane më të sigurta gjatë 2020-ës kanë qëne Stokholmi (5 vdekje/000’000 banorë), Vjena (6 ) dhe Hamburgu (8).
Shifra të larta janë regjistruar edhe në Lituani me një normë prej 63 dhe në Turqi me 59.
Norma më e ulët e vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet është shënuar në Norvegji. Ku sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat kishte rreth 17 të tilla për 1 milion banorë. Po ashtu edhe vende si Suedia (me 20), Malta (me 23), apo dhe Zvicra (me 26) janë ndër vendet me normën më të ulët të aksidenteve.
Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
1.5kmh
40 %
Tue
16 °
Wed
16 °
Thu
17 °
Fri
17 °
Sat
17 °

Lajmet e fundit

Guardia di Finanza

“Pastronte” para per 28 vjet/Arrestohet 65 vjeçari

0
(Skenderbeu.info)-"Pastronte" para per 28 vjet/Arrestohet 65 vjeçari Për 28 vjet, një burrë i padyshimtë i...
Policia e Kroacise

Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...

0
(Skenderbeu.info)-Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...
Makina

Skenari i protestës së opozitës

0
(Skenderbeu.info)-Skenari i protestës së opozitës Partia Demokratike ka zbardhur skenarin që do të ndjekë për...
samit be bp

Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje

0
(Skenderbeu.info)-Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje konkrete Në Tiranë kete të marte ka nisur...
Rama, Vucic

Vuçiç i acaruar, sulmon median

0
(Skenderbeu.info)-Vuçiç i acaruar, sulmon median Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mbërriti në Tiranë. Pasi fillimisht kishte...
vjosa-osmani

Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare

0
(Skenderbeu.info)-Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur...

Lajme të tjera
NGJASHME

Skenari i protestës së opozitës

(Skenderbeu.info)-Skenari i protestës së opozitës Partia Demokratike ka zbardhur skenarin...

Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje

(Skenderbeu.info)-Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje konkrete Në Tiranë...

Vuçiç i acaruar, sulmon median

(Skenderbeu.info)-Vuçiç i acaruar, sulmon median Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mbërriti...

1000 simpatizantë të PD nisen nga Vlora per proteste

(Skenderbeu.info)-1000 simpatizantë të PD nisen nga Vlora per proteste Disa...

Mbërrin delegacioni serb në Rinas

(Skenderbeu.info)-Mbërrin delegacioni serb në Rinas Ne Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza...

Samiti ne Tirane/TIA njoftim për qytetarët: Duhet të jeni 4 orë para fluturimit në aeroport

(Skenderbeu.info)-Samiti ne Tirane/TIA njoftim për qytetarët: Duhet të jeni...

Sot protesta e opozitës

(Skenderbeu.info)-Sot protesta e opozitës  Tirana sot do të presë 27...

Policia ndalon Ballist Morinën pas statusit në FB/Rrezik për Vuçiçin

(Skenderbeu.info)-Policia ndalon Ballist Morinën pas statusit në FB/Rrezik për...
Raporto