Shqipëri, aftësimi i qyetarëve për të përdorur shërbimet elektronike

(Skenderbeu.info)-Shqipëri, aftësimi i qyetarëve për të përdorur shërbimet elektronike

Përdorimi i teknologjisë nga qytetarët për kryerjen e mjaft shërbimeve po njeh vit pas viti rritje në Shqipëri. Por ky proces po gjen vështirësi sidomos për banorët në zonat rurale, moshat e treta dhe personat me aftësi të kufizuara. Organizatat joqeveritare po nxisin kohët e fundit platforma që të aftësojnë dhe rrisin edukimin tek qytetarët për të përdorur shërbimet përmes internetit.
Aktivistë të shoqërisë civile po paraqesin në Gjirokastër me kategori të ndryshme të qytetarëve platformën “Përdor tekonologjinë – përmirëso demokracinë”.
Platforma është krijuar nga organizata “Altri” në kuadër të një projekti mbështetur nga qeveria zviceriane dhe synon aftësimin e qytetarëve dhe edukimin e tyre për shërbimet elektronike.
Elida Jata, kordinatore e projektit thotë se nevojat e qytetarëve për shërbime elektronike janë të mëdha dhe aftësimi i tyre bëhet i domosdoshëm.
“Duke u nisur nga nevoja që konstatuam që në fazën e konceptimit të inisiativës kur qyetarët, të paktën një pjësë e madhe e grupmoshës së tretë nuk ishin aspak të familjarizuar me përdorimin e intenetit. Po kështu kostatuam pabarazinë dixhitale në kuptimin e aksesit në interent që kanë qytetarët, një pjesë e të cilëve kanë akses të vazhdueshëm dhe një pjesë nuk kanë akses të vazhdueshëm në internet. Një fakt tjetër ishte që shumë platforma nuk janë përshtatur për personat me aftësi ndryshe dhe kjo e bën më të vështirë përdorimin prej tyre”, thotë ajo.
Pas një përvoje në Qarkun e Durrësit veprimtarët e shoqërisë civile synojnë ta shtrijnë përfshirjen e tyre në edukimin e qytetarëve në 12 qarqet e vendit.
“Sa i përket trajnimit të qytetarëve ndoqëm dy mënyra atë të aftësimit të drejtëpërdrejtë dhe aftësimit përmes një platforme dhe aplikacioni. Vetëm në Qarkun e Durrësit mbi 400 qytetarë janë trajnuar drejtpërdrejtë në qendra apo laboratorë të aftësimit teknologjik për njohuri bazë në përdorimin e internetit dhe shërbimeve elektronike. Ndërsa për sa i përket aksesit në platformë kanë qenë mbi 3500 qytetarë që janë përfshirë dhe mbi 150 qytetarë të tjerë që janë certifikuar për njohuritë përmes platformës”, thotë Elida Jata, kordinatore e projektit .

Author | Rob Suggs

Sipas të dhënave të Institutit shqiptar të Statistikave, INSTAT, gjatë vitit 2022 të gjitha kategoritë e popullsisë për kontaktet elektronike përmes internetit me autoritetet publike në Shqipëri shënuan rritje.
Rritja më e lartë sipas INSTAT është shënuar për shkarkimin apo printimin e formularëve zyrtarë me rreth 37% krahasuar me vitin 2021, ndërkohë që marrja e informacionit nga faqet e aplikacioneve dhe internetit ka shënuar një rritje me mbi 19%.
Shërbimet që ofrohen përmes internetit janë të rëndësishme pasi u vijnë në ndihmë palëve ndërgjyqësore thotë për Zërin e Amerikës, Gentiana Lili në zyrën e informimit në Gjykatën e Gjirokastrës.
Ata informohen së pari për kalendarin e zhvillimit të seancave gjyqësore, për shortimin e cështjeve të ndryshme gjyqësore, por marrin informacion edhe për cështje të tjera përmes faqes së internetit të gjykatës.
Zonja Lili thotë më tej se Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dhënë përparësi shtimit të shërbimeve që mund të afrohen përmes portaleve të gjykatës.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar planin e komunikimit për vitin 2022-2024 duke i dhënë përparësi shtimit të shërbimeve që mund të ofrohen përmes portaleve të gjykatës si dhe rritjen e aksesit në informacion duke parashikuar edhe krijimin e platformave të tjera dixhitale që kanë për qëllim të rrisin besimin dhe transparencën e gjyqësorit tek publiku”, thotë ajo.
Qytetarët po shfaqin interes lidhur me platformat aftësuese dhe edukuese dhe përpjekjet duhet të vijojnë, thotë kordinatorja e Qendrës “Altri”, Elida Jata.
“Kjo duhet të vijojë të bëhet për të aftësuar sa më shumë qyetarë dhe për të ecur paralelisht me zhvillimet tekonlogjike apo proceset demokratike. Kjo edhe për të mos lënë qyetarët pas, duke bërë diferencimin që vetëm pjesa e qytetarëve që kanë njohuritë e nevojshme të aksesojnë këto platforma të mund të marrin shërbimet dixhitale , por të gjithë qytetarët në mënyrë të pandarë dhe pakategorizuar të kenë aksesin për informacionet dhe shërbimet bazë që u nevojiten”, thotë ajo.
Vitin e shkuar qeveria shqiptare mbylli shërbimet në sportele dhe pjesa më e madhe e tyre kaluan përmes internetit duke paraqitur vështirësi për disa kategori të popullsisë sidomos në zonat rurale./ VOA
Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Wed
6 °
Thu
7 °
Fri
9 °
Sat
10 °
Sun
11 °

Lajmet e fundit

droge

Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona Njësitë e Marinës Kolumbiane sekuestruan më shumë se...
droge ne kakao

Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos

0
(Skenderbeu.info)-Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos Guardia Civil dhe Agjencia e...
droge ne banane

Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane Droga ishte fshehur në rimorkio të...
Një ton hashash

Një ton hashash u kap brenda Marokut

0
(Skenderbeu.info)-Një ton hashash u kap brenda Marokut Anëtarët e Drejtorisë së Përgjithshme Marokene të Sigurisë...
Droga

Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën Një kontroll rrugor i kryer...
shkaterrimi i laboratorit

Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi

0
(Skenderbeu.info)-Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi Autoritetet boliviane shkatërruan dy laboratorë të prodhimit të drogës...

Lajme të tjera
NGJASHME

Berisha mbledh sot Kryesinë për protestën e opozitës

(Skenderbeu.info)-Berisha mbledh sot Kryesinë për protestën e opozitës“Tirana do...

Plas sherri mes policëve në Tiranë,i drejtojnë armët e shërbimit njëri-tjetrit

(Skenderbeu.info)-Plas sherri mes policëve në Tiranë,i drejtojnë armët e...

Vlorë/ Gjendet i vdekur në një kanal 51-vjeçari nga Kukësi

(Skenderbeu.info)-Vlorë/ Gjendet i vdekur në një kanal 51-vjeçari nga...

Studimi, ERE: Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament

(Skenderbeu.info)-Studimi, ERE: Familjet në shtëpi private konsum tre herë...

Media amerikane i mëshon me forcë: Rama punon për kartelin Sinaloa

(Skenderbeu.info)-Media amerikane i mëshon me forcë: Rama punon për...

Doza kanabisi gati për treg, dy të arrestuar në Bulqizë

(Skenderbeu.info)-Doza kanabisi gati për treg, dy të arrestuar në...

Dhuna në shkolla, mbi 650 mësues i nënshtrohen vlerësimit psiko-social në Tiranë

(Skenderbeu.info)-Dhuna në shkolla, mbi 650 mësues i nënshtrohen vlerësimit...

Rama me dalje publike pas disa ditësh mungese: Më kapi flama gripale

(Skenderbeu.info)-Rama me dalje publike pas disa ditësh mungese: Më...
Raporto