Shoqata Tirana, krah Këlliçit/ Bëri fushatë model, dha frymë pozitive

(Skenderbeu.info)-Shoqata Tirana, krah Këlliçit/ Bëri fushatë model, dha frymë pozitive

Arben Tafaj, kryetari i Shoqatës Tirana ka mbledhur sot këshillin drejtues, ku u diskutua për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Shoqata Tirana ka vlerësuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçin.
Shoqata Tirana deklaron se fushata e Këlliçit ishte një fushatë model, me një program të qartë dhe frymë pozitive.
Sipas Tafajt, fakti që rezultati personal i kandidatit të opozitës ishte 32 mijë vota më shumë se koalicioni, tregon një mbështetje të profilit të Belind Këlliçit dhe vlerave të tij qytetare.
Shoqata Tirana, krah Këlliçit/ Bëri fushatë model, dha
Deklarata e plotë:
Në takimin e sotëm të Këshillit Drejtues të Shoqatës Tirana u diskutua mbi zgjedhjet e 14 majit dhe objektivat e Shoqatës për muajt në vijim.
Kandidatët e Shoqatës Tirana për këshilltarë falenderuan të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues për mbeshtetjen dhe kontributin e tyre në këto zgjedhje. Ky falenderim i shkon çdo anëtari dhe simpatizanti të shoqatës, si dhe çdo tiranasi që kontribuoi duke shprehur vullnetin e tij në kutinë e votimit.
Falenderojmë shoqatat si motra që bashkërenduan vullnetin e tyre mbështetës në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në këtë periudhë.
Me gjithë kontestimet dhe parregullsitë në proces dhe vështirësitë në terren, Shoqata Tirana arriti të mobilizojë strukturat e saj dhe të organizojë aktivitete të shumta mbështetëse në respekt të marrëveshjes se 18 dhjetorit 2022 me Kandidatin për Kryetar Bashkie, z. Belind kelliçi.
Shoqata jonë e konsideron përfaqësimin në Këshillin Bashkiak të Tiranës një hapësirë të re reagimi ku zeri i qytetarëve të Tiranës do të dëgjohet edhe më fort. Ne arritëm të jemi pjesë e sistemit të vendim-marrjes së qytetit, gjë që rrit akoma më tepër përgjegjësitë tona përfaqësuese.
Shoqata Tirana shprehet e bindur se fushata e z. Belind Këlliçi ishte një fushatë model me një program të qartë dhe frymë pozitive. Fakti që rezultati personal i tij ishte 32 000 vota më shumë se koalicioni, tregon për një mbëshhtetje të profilit të kandidatit dhe vlerave të tij qytetare.
Shoqata Tirana do të vazhdojë aktivizmin e saj shoqëror dhe do të forcojë bashkëpunimin e saj në të ardhmen me aktorët dhe faktorët rilevantë të politikës shqiptare, duke vënë në mënyrë absolute në radhë të parë interesat dhe prioritetet e qytetarëve të Tiranës dhe qytetit tonë.
Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
40 %
Sun
26 °
Mon
26 °
Tue
26 °
Wed
25 °
Thu
19 °

Lajmet e fundit

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

0
(Skenderbeu.info)-Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’ Më interesantja është...

Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune

0
(Skenderbeu.info)-Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune Eleganca garantohet nga nuancat...

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

0
(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është goditur nga një tërmet, por...

Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

0
(Skenderbeu.info)-Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

0
(Skenderbeu.info)-Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh Veza është një nga ushqimet më...

Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona

0
(Skenderbeu.info)-Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona Një sulm terrorist...

Lajme të tjera
NGJASHME

Berisha: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Ramën

(Skenderbeu.info)-Berisha: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Kryetari...

Rama: Ata që më shajnë kanë frikë se humbasin armikun

(Skenderbeu.info)-Rama: Ata që më shajnë kanë frikë se humbasin...

“Ryanair”, në Shqipëri/ Rama: Kemi marrë një vulë të rëndësishme

(Skenderbeu.info)-“Ryanair”, në Shqipëri/ Rama: Kemi marrë një vulë të...

I arrestuar nga SPAK-u/ Vangjush Dako do të dalë sot para gjykatës

(Skenderbeu.info)-I arrestuar nga SPAK-u/ Vangjush Dako do të dalë...

Dako, në pranga për llogari të SPAK/ Reagon Rama: S’më vjen mirë

(Skenderbeu.info)-Dako, në pranga për llogari të SPAK/ Reagon Rama:...

Rama vlerësohet si Qytetar Nderi i “Vaccarizzo Albanese”

(Skenderbeu.info)-Rama vlerësohet si Qytetar Nderi i “Vaccarizzo Albanese” Kryeministri Edi...

KQZ u jep mandatet e kryetarëve 6 kryebashkiakëve

(Skenderbeu.info)-KQZ u jep mandatet e kryetarëve 6 kryebashkiakëve Ditën e...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës

(Skenderbeu.info)-Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije...
Raporto