fbpx

Rama, Veliaj e Kushi përurojnë shkollën e re ‘Andrea Stefani’ në kryeqytet

(Skenderbeu.info)-Rama, Veliaj e Kushi përurojnë shkollën e re ‘Andrea Stefani’ në kryeqytet

Një shkollë e re , “Andrea Stefani”, është ndërtuar në kryeqytet për nxënësit e Astirit dhe Laprakës. Shkolla 9-vjeçare u inaugurua sot, ku në inaugurim morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Gjatë fjalës së tij pas inaugurimit, Edi Rama tha se kjo shkollë ka standarde dhe kushte të njëjta me shkollat në vendet e BE-së, ndërsa përmendi se qeveria është krenare për rindërtimin pas tërmetit. Rama rikujtoi edhe një herë kursimin e energjisë, ndërsa përmendi se Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka rritur çmimin e energjisë për konsumatorët poshtë 800kw.

“Të gjitha zonat që u prekën nga tërmeti janë rindërtuan. Kam krenarinë ta them që e shfrytëzuam maksimalisht mundësinë për të ndërtuar shkolla të reja. Kemi ndërtuar shkolla të një standardi, projektimi e realizimi që mund të ishin në çdo kryeqytet të BE-së. Iu kemi dhënë prindërve të këtyre shkollave mundësinë që të ndihen të barabartë me prindërit e BE-së. Klasat e kësaj shkolle kanë një teknologji ndriçimi me kursim energjie dhe kjo e lehtëson, por nuk mjafton. Duhet që shkollat të sensibilizohen fëmijët e të kthehen në këshilltarët e fëmijëve për të arritur të përballojmë diçka që nuk e ka bërë asnjë vend, jemi të vetmit që kemi ngelur pa rritur çmimin e energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël, edhe pse çmimi rritet në bursë”, u shpreh Rama.
Kryebashkiaku tha se me 12 shkollat e reja që hapen këtë vit në Tiranë numri i institucioneve arsimore të ndërtuara, disa prej të cilave mbajnë firmën e Stefano Boerit, arrin në 40.
“Ndërtimi i shkollave të reja në Tiranë është një projekt që e filluam me Edin në ditën e parë të qeverisë dhe është një nga projektet që është sulmuar më shumë: “Ç’janë këto shkolla që bëhen nga 5 në një dorë?”, thonin. Por, ishte e vetmja mënyrë sepse nëse vazhdonim me ritmin tonë burokratik, të ndërtimit të një shkolle në vit, Tirana nuk e kapte ritmin për 65 vjet kraharuar me sa rritet dhe nevojat që ka për shkolla të reja. Kjo ishte arsyeja përse vendosëm në atë paketë të parë 17 shkolla të reja, kurse me programin e rindërtimit shtuam edhe 23 të tjera. Në total, Tirana do ta mbyllë këtë mandat me 40 shkolla të reja. Kjo është nisma më e rëndësishme për arsimin që pas Luftës së Dytë Botërore,” u shpreh ai.

“Andrea Stefani” është shkolla më e re në Tiranë, e cila të hënën do të presë rreth 1 mijë nxënës të Njësisë 11. Godina moderne është pjesë e paketës së 12 shkollave të reja të projektuara nga arkitekti I njohur, Stefano Boeri, që hapen këtë vit të ri shkollor në Tiranë.

 

 

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

femijet dhe social media

Rrjetet sociale i ‘vjedhin’ gjumin fëmijëve një natë në javë

0
(Skenderbeu.info) Rrjetet sociale i 'vjedhin' gjumin fëmijëve një natë në javë Një studim i studiuesve të Universitetit të Leicester-it zbulon se fëmijët dhjetëvjeçarë humbin rreth...
Parkim Kaliforni

Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit

0
(Skenderbeu.info) Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit. Kalifornia më në fund është gati të heqë kërkesat e parkimit në të gjithë shtetin....
Izrael, Viti i ri

Izrael: fillon viti 5783, sinagogat plot, por policia në gadishmëri

0
(Skenderbeu.info) Izrael: fillon viti 5783, sinagogat plot, por policia në gadishmëri Siç e kërkon tradita, Izraeli feston sonte fillimin e vitit 5783 nga krijimi hyjnor...
Deti Mesdhe

Aciditeti po shkatërron florën dhe faunën e Detit Mesdhe

0
(Skenderbeu.info) Aciditeti po shkatërron florën dhe faunën e Detit Mesdhe Sipas një studimi të ri të kryer nga Instituti Kombëtar i Oqeanografisë dhe Gjeofizikës Eksperimentale...
Sllovenia-Huawei

Sllovenia drejt neutralitetit teknologjik

0
(Skenderbeu.info) Sllovenia drejt neutralitetit teknologjik Qeveria sllovene duket se ka zbutur qëndrimet e saj për ligjin e komunikimeve elektronike, në ndryshim nga ekzekutivi i mëparshëm...
Josef Borell

Borrelli: Të marrim seriozisht kërcënimin bërthamor të Putinit

0
(Skenderbeu.info) Borrelli: Të marrim seriozisht kërcënimin bërthamor të Putinit Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, duke folur për BBC ka...

Lajme të tjera
NGJASHME

Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit

(Skenderbeu.info) Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit....

Aciditeti po shkatërron florën dhe faunën e Detit Mesdhe

(Skenderbeu.info) Aciditeti po shkatërron florën dhe faunën e Detit...

Ekspertet:Sulme te tjera kibernetike priten nga Irani

(Skenderbeu.info)-Ekspertet:Sulme te tjera kibernetike priten nga Irani Brenda kesaj vere,...

Horoskopi 25 shtator 2022

(Skenderbeu.info)  Horoskopi 25 shtator 2022 Dashi Gjatë kësaj dite do dini...

Korçe/Abuzohet me çmimin e druve

(Skenderbeu.info)-Korçe/Abuzohet me çmimin e druve Kriza e cmimeve ne teresi...

Fermeret lushnjare ne krize nga mungesa e tregut

(Skenderbeu.info)-Fermeret lushnjare ne krize nga mungesa e tregut. Shkaku...

Pedagogët nuk tërhiqen

(Skenderbeu.info)-Pedagogët nuk tërhiqen pasi nuk u arrit zgjidhja per...
Raporto