(Skenderbeu.info) Pas fitores së BBVIP zbulohet shifra që i ka dhuruar Ilir Shaqiri Sabianit.
Në Big Brother VIP 1 Sabiani dhe Ilir Shaqiri u bënë miq të ngushtë. Por pas daljes jashtë nga shtëpia duket se kjo miqësi u thye, madje Sabiani nuk ishte as në dasmën e Ilirit.
Gjithashtu u perfol se Ilir Shaqiri nuk i dha 10 mijë eurot e premtuara publikisht Sabianit. Sabiani i ftuar në emisionin “Zemër Luana” ka treguar të vërtetën.
Gjatë një loje, Antonela Berisha ka ngacmuar Sabianin duke i thënë: Sa lekë të dha Iliri? Përgjigje të cilën Sabiani nuk ka ngurruar ta kthejë.
“Iliri më dha 5000 euro për vëllazëri!”, tha ai duke nënkuptuar se ka marrë vetëm gjysmat nga shuma e kërkuar.