(Skenderbeu.info)-Shëndetësia në Kosovë, drejt kolapsit

Ministria e Shëndetësisë ka mbetur pa udhëheqës që nga 6 tetori kur Rifat Latifi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit. Kanë kaluar më shumë se një muaj nga ajo kohë dhe ende Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë emër për të parin e shëndetësisë.
Në lidhje me këtë, ish ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se lënia e këtij dikasteri pa ministër është dëshmi e keqmenaxhimit të Qeverisë me këtë sektor të rëndësishëm për vendin, shkruan Ekonomia Online.
Përpos që ishte një keqmenaxhim për 20 muaj i këtij dikasteri edhe tash po vazhdon e njëjta qasje me Ministrinë e Shëndetësisë. Për mendimin tonë është e papërgjegjshme dhe e dëmshme njëkohësisht për sektorin e shëndetësisë, për punëtoret shëndetësorë dhe mbi të gjitha për pacientët dhe qytetarët e vendit. Mbi të gjitha është një tregues i qartë i të gjithë asaj që është ngritur me kohë që kjo Qeveri nuk ka as program, e as vizion por nuk ka as njerëz për ta menaxhuar sektorin e shëndetësisë. Andaj edhe lënia e pa titullar siç është shëndetësia për një kohë të gjatë tregon dobësitë që ka ky menaxhim aktual dhe i cili është duke shkaktuar probleme. Për arsyet pse dhe si, duhet ta pyesni kryeministrin Kurti”, tha ai.
Tutje Zemaj shtoi se brenda Ministrisë së Shëndetësisë ka probleme të mëdha si pasojë e grupeve të interesit.
Ai po ashtu tha se shëndetësia në Kosovë ka degraduar tërësisht duke filluar nga dhënia e shërbimeve publike e deri te organizimi në përgjithësi.
Tregues edhe i asaj që ka mbetur nga ministri i fundit është se në këtë dikaster kanë futur probleme të mëdha. Ka ndarje në pjesën menaxheriale por mbi të gjitha ka ndarje të grupeve të mëdha të interesit brenda kësaj mazhorance që çdo ditë e më shumë janë duke e dëmtuar këtë sektor. Shëndetësia me këtë qeveri edhe pse kishte dobësi tani ka degraduar tërësisht. Në kuptimin organizativ por edhe në organizimin e dhënies së shërbimeve në sektorin publik ”, deklaroi Zemaj.
Se Ministria e Shëndetësisë është duke shkuar drejt kolapsit e thotë edhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu.
Haxhiu në një prononcim për Telegrafin tha se secila pozitë në Ministrinë e Shëndetësisë ka mbetur vetëm me ushtrues detyre, duke shtuar se shëndetësia kinse ishte një sektor prioritet nga ana e Qeverisë mirëpo e njëjta është shndërruar në një vend të grupeve të interesit.
Prej pozitës së ministrit deri tek përgjegjësi më i vogël, Ministria e Shëndetësisë ka mbetur vetëm me ushtrues detyre. Kjo është një papërgjegjësi totale dhe ne jemi në një situatë kritike të ikjes së mjekëve. Shëndetësia në Kosovë nga një dikaster i premtuar dhe me prioritet për Qeverinë u shndërrua në një ministri me fjalë dhe me grupe të interesit”, vlerësoi Haxhiu.
Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Tevide Imeri në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se nevojitet intervenim urgjent në shëndetësi.
Sipas saj, shëndetësia publike po shkon drejt kolapsit dhe ky fakt po vërehet nga të gjithë njerëzit në Kosovë.
Në mjekësi duhet të intervenohet sa më urgjentisht për faktin se shëndetësia publike është duke shkuar drejt shkatërrimit. E një gjë e tillë shihet çdo ditë dhe vërehet edhe nga njerëz të cilët nuk janë ekspert të fushës. Shëndetësia publike mund të them se është drejt kolapsit. Profesionistët mjekësor po i lëshojnë spitalet jo vetëm që po migrojnë jashtë vendit mirëpo edhe po lëvizin brenda Kosovës, nëpër klinikat e veta private duke i lënë spitalet”, deklaroi Imeri
Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
1.5kmh
40 %
Tue
16 °
Wed
16 °
Thu
17 °
Fri
17 °
Sat
17 °

Lajmet e fundit

Guardia di Finanza

“Pastronte” para per 28 vjet/Arrestohet 65 vjeçari

0
(Skenderbeu.info)-"Pastronte" para per 28 vjet/Arrestohet 65 vjeçari Për 28 vjet, një burrë i padyshimtë i...
Policia e Kroacise

Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...

0
(Skenderbeu.info)-Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...
Makina

Skenari i protestës së opozitës

0
(Skenderbeu.info)-Skenari i protestës së opozitës Partia Demokratike ka zbardhur skenarin që do të ndjekë për...
samit be bp

Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje

0
(Skenderbeu.info)-Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje konkrete Në Tiranë kete të marte ka nisur...
Rama, Vucic

Vuçiç i acaruar, sulmon median

0
(Skenderbeu.info)-Vuçiç i acaruar, sulmon median Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mbërriti në Tiranë. Pasi fillimisht kishte...
vjosa-osmani

Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare

0
(Skenderbeu.info)-Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur...

Lajme të tjera
NGJASHME

Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së Kroacisë

(Skenderbeu.info)-Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe...

Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare

(Skenderbeu.info)-Osmani : Vuçiç, produkt i një mendësie vrastare Presidentja e...

Presidentja Osmani: BE duhet të kalojë nga fjalët në vepra

(Skenderbeu.info)-Presidentja Osmani: BE duhet të kalojë nga fjalët në...

Po përparohet liberalizimi i vizave për Kosovën

(Skenderbeu.info)-Po përparohet liberalizimi i vizave për Kosovën Presidenti i Këshillit...

Organizatat shqiptaro-amerikane: Diplomatët t’i japin fund ledhatimit të Serbisë

(Skenderbeu.info)-Organizatat shqiptaro-amerikane: Diplomatët t’i japin fund ledhatimit të Serbisë. Përfaqësuesit...

Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare

(skenderbeu.info) Diskriminim edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare Shqiptarët në...

Shqiptari që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi, pendohet në gjykatë

(Skenderbeu.info) Shqiptari që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi,...

Marsh me biçikleta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

(Skenderbeu.info)-Marsh me biçikleta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave Në...
Raporto