(Skenderbeu.info)-SHBA thirrje direkte Kinës, kërkon t’i bëjë presion Moskës për t’i dhënë fund luftës
Shtetet e Bashkuara duan të shohin Kinën duke i bërë presion Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, u shpreh ambasadori i SHBA në Kinë, Nicholas Burns.
“Ajo që ne duhet të shohim nga Kina është të shtyjë Rusinë që të tërheqë trupat e saj dhe në mënyrë që Ukraina të mund të rikthejë të gjithë territorin e saj dhe të mund të jetë përsëri plotësisht sovrane,” tha Burns.
Ai u shpreh se biseda midis presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ishte “një hap i parë i mirë”, por është e paqartë nëse do të pasojë ndonjë veprim.