SHBA-ja, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Franca krijojnë aleancë për energji bërthamore

(Skenderbeu.info)-SHBA-ja, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Franca krijojnë aleancë për energji bërthamore

Njoftimi, që është bërë përgjatë takimeve të zyrtarëve të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) synon të përjashtojë Rusinë prej tregjeve ndërkombëtare të energjisë bërthamore, ka thënë Departamenti britanik për Siguri Energjetike.
Të pesë shtetet do të shfrytëzojnë sektorët e tyre bërthamorë për të minuar rolin e Rusisë në zinxhirin e furnizimit, duke ia pamundësuar presidentit rus, Vladimir Putin, financimin e luftës së tij në Ukrainë, përmes të hyrave të kësaj fushe.
Sekretari britanik për Energji, Grant Shapps, ka thënë se “Mbretëria e Bashkuar ka qenë në krye të përpjekjeve globale për ta mbështetur Ukrainën, për ta mposhtur [presidentin rus, Vladimir] Putin dhe për të siguruar se as ai, as askush tjetër si ai, të mos mendojnë se mund ta mbajnë botën në grusht, sa i përket energjisë”.
“Ky është hapi i radhës, bashkimi me shtetet tjera, për t’i treguar Putinit se Rusia nuk është e mirëpritur më”.
Departamenti britanik për Energji, ka thënë se kjo marrëveshje do të forcojë sektorin e energjisë bërthamore në Britani, duke ndihmuar në rritje të pavarësisë dhe ulje të faturave të rrymës.
Lënda e parë përdoret për të vënë në funksion stacionet bërthamore, të cilat prodhojnë rreth 15 për qind të energjisë në Britani.
Ky vend synon të rrisë prodhimin e energjisë, nga reaktorët bërthamorë, në 25 për qind, deri më 2050
Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
40 %
Sun
26 °
Mon
26 °
Tue
26 °
Wed
25 °
Thu
19 °

Lajmet e fundit

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

0
(Skenderbeu.info)-Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’ Më interesantja është...

Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune

0
(Skenderbeu.info)-Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune Eleganca garantohet nga nuancat...

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

0
(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është goditur nga një tërmet, por...

Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

0
(Skenderbeu.info)-Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

0
(Skenderbeu.info)-Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh Veza është një nga ushqimet më...

Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona

0
(Skenderbeu.info)-Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona Një sulm terrorist...

Lajme të tjera
NGJASHME

Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona

(Skenderbeu.info)-Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë...

Alkooli fals që po vret rusët, mbi 30 të vdekur në pak ditë

(Skenderbeu.info)-Alkooli fals që po vret rusët, mbi 30 të...

Sherr mes bandave në Itali, plagosen me thikë tre shqiptarë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

(Skenderbeu.info)-Sherr mes bandave në Itali, plagosen me thikë tre...

Zbulohet shkaku i përplasjes së trenit në Indi, ku humbën jetën mbi 300 persona

(Skenderbeu.info)-Zbulohet shkaku i përplasjes së trenit në Indi, ku...

Policia kufitare italiane nën hetime për mbytjen e anijes që la të vdekur 94 emigrantë

(Skenderbeu.info)-Policia kufitare italiane nën hetime për mbytjen e anijes...

Situata në veri, Turqia nis drejt Kosovës trupa shtesë

(Skenderbeu.info)-Situata në veri, Turqia nis drejt Kosovës trupa shtesë Turqia...

Paralajmëron Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Lufta në Tajvan do të ishte “shkatërruese”

(Skenderbeu.info)-Paralajmëron Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Lufta në Tajvan do...

Aksidenti tragjik në Indi, më shumë se 280 të vdekur dhe 850 të plagosur

(Skenderbeu.info)-Aksidenti tragjik në Indi, më shumë se 280 të...
Raporto